Demi Moore është shndërruar sërish në një sensacion të rrjeteve sociale. Edhe pse ikonë stili prej dekadash, këtë herë ajo ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje krejt të papritur duke pastruar borën para shtëpisë, por me një stil që nuk kaloi pa u vënë re

Aktorja e famshme po i kalon festat në shtëpinë e saj dhe ka vendosur t’i surprizojë ndjekësit me disa fotografi të reja. Në to, Demi shfaqet teksa pastron borën, e veshur thjesht, por me një detaj që e kthen këtë aktivitet të zakonshëm në një moment stili.


Zgjedhja e saj përfshinte xhinse gri me prerje të gjerë dhe një pulovër të zezë minimaliste, një kombinim praktik dhe i rehatshëm. Megjithatë, ajo që mori vëmendjen kryesore ishin këpucët: sandale të veshura me lesh nga brenda, të kombinuara me çorape, një trend që këtë vit ka pushtuar rrugët dhe rrjetet sociale.

Demi nuk u mjaftua vetëm me pastrimin e borës, ajo pozoi me po të njëjtat sandale në dëborë, duke treguar se stili nuk njeh kushte as mot, as situatë, transmeton Telegrafi.

“Nuk ka vend si shtëpia për festa. Ju uroj juve dhe familjeve tuaja shumë dashuri këtë sezon”, ka shkruar aktorja në përshkrimin e postimit, duke e shoqëruar paraqitjen e saj me një mesazh të ngrohtë dhe personal.

Kombinimi i çorapeve me sandale mbetet një nga trendet më të diskutuara të vitit: disa e përqafojnë si shprehje të guximit dhe rehatisë, ndërsa të tjerë ende e shohin si të çuditshëm apo estetikisht të diskutueshëm. Megjithatë, Demi Moore dëshmon se kur stili vishet me vetëbesim, edhe kombinimet më të pazakonta duken të natyrshme.

E vërteta është se Demi arrin të duket moderne edhe gjatë një prej punëve më të zakonshme të dimrit. Pikërisht kjo e ka bërë kaq të pëlqyer këtë paraqitje, sepse na kujton se stili nuk ka nevojë për tapet të kuq, mjafton të jesh vetvetja. Dhe po, secili prej nesh do të donte të dukej kështu, të paktën ndonjëherë. /Telegrafi/