LAJMI I FUNDIT:

Demi: Bizneset duhet të fillojnë që t’i kërkojnë klientëve mbajtjen e detyrueshme të maskave

Demi: Bizneset duhet të fillojnë që t’i kërkojnë klientëve mbajtjen e detyrueshme të maskave

Analisti i politikave në Institutin për Studime të Avancuara GAP, Agron Demi ka thënë se, bizneset duhet të fillojnë që t’i kërkojnë qytetarëve mbajtjen e detyrueshme të maskave.

Demi me anë të një shkrimi në Facebook, ka treguar se bizneset nuk dëmtohen vetëm nga masat kufizuese, por edhe nga eliminimi i të gjitha masave mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.


“Bizneset nuk dëmtohen vetëm nga masat kufizuese, por edhe nga eliminimi i të gjitha masave mbrojtëse ndaj virusit. Kur t’i kap qytetarët paniku nga virusi, bizneset do të kenë vështirësi po aq të mëdha sikurse kur u vendosen masat. Studimet si ky tregojnë se masat e distancimit social janë më të favorshme për ekonominë, se sa mos marrja e asnjë mase: https://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=3561934. Andaj, nëse dëshirojnë me e mbrojt veten, bizneset duhet të fillojnë që t’i kërkojnë qytetarëve mbajtjen e detyrueshme të maskave dhe dezinfektimin e duarve. Ngase si duket Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK nuk kanë më haber si me vepru”, shkruan Demi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori