LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj: VV e LDK, më mirë se me lokacionin e stadiumit të merren me sigurimin e buxhetit për ta ndërtuar atë

Demhasaj: VV e LDK, më mirë se me lokacionin e stadiumit të merren me sigurimin e buxhetit për ta ndërtuar atë

Arton Demhasaj nga “Çohu” ka thënë se lokacioni te Drenasi është më i përshtatshëm për ndërtimin e stadiumit si ai i Bërnicës.

Demhasaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në Kosovë duhet të vendoset logjika që puna e mirë e nisur nga një qeveri të vazhdohet nga ajo pasuese ku ka mbet.

“Nuk ka qenë momenti i mirë të diskutohet për lokacionin e stadiumit. Momenti ka qenë që këto dy parti që po synojnë të marrin pushtetin të diskutojnë se ku ta marrin buxhetin për të vendosur së paku në buxhetin e vitit 2020 çështjen e stadiumit”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ai ka thënë se Qeveria Haradinaj kur ka vendosur Drenasin si lokacion për stadiumin e Kosovës ka pasur parasysh interesin e të gjitha qyteteve të Kosovës.

“Stadiumi i Kosovës nuk është vetëm i Prishtinës, por edhe i Gjilanit, Prizrenit, Pejës e të tjerëve. Lokacioni është në qendër të Kosovës dhe ka distanca afërsisht të njëjta dhe ka qasje në autostradë”.

Haxhiu: Abdixhikut i intereson gara për Prishtinën, lokacioni i stadiumit ndryshohet vetëm nëse shkelet ligji
Lexo po ashtu Haxhiu: Abdixhikut i intereson gara për Prishtinën, lokacioni i stadiumit ndryshohet vetëm nëse shkelet ligji

Drejtori ekzekutiv i organizatës “Çohu” ka thënë se ndërtimi i stadiumit në Drenas është më pak i kushtueshëm se në Bërnicë për shkak të shpronësimeve.

Shefki Gashi: Stadiumi as në Bernicë e as Drenas, duhet ndërtuar në qendër të Prishtinës
Lexo po ashtu Shefki Gashi: Stadiumi as në Bernicë e as Drenas, duhet ndërtuar në qendër të Prishtinës

Demhasaj ka thënë se edhe shumë shtete të zhvilluar nuk kanë ndonjë stadium kombëtarë por ndeshjet i zhvillojnë në stadiume të ndryshme të qyteteve të ndryshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori