LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj: Presidenti nuk ka të drejtë të caktojë afate për subjektin fitues të zgjedhjeve

Demhasaj: Presidenti nuk ka të drejtë të caktojë afate për subjektin fitues të zgjedhjeve

Drejtori i Organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj ka komentuar letërkëmbimet mes Vetëvendosjes dhe presidentit Hashim Thaçi për nominimin e kandidatit për kryeministër.

Demhasaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se Presidenti ka të drejtë të caktojë mandatarin për formimin e qeverisë por sipas tij nuk i takon atij të komentojë normat kushtetuese.

“Për komentimin e  normave kushtetuese është Gjykata Kushtetuese e jo Presidenti. Një situatë e tillë nuk është përsëritur herëve të tjera. Në vitin 2017 kur PAN fitoi zgjedhjet por nuk i kishte numrat për të ndërtuar qeverinë, Presidenti priti rreth pesë muaj që të bindet AKR-ja për të kaluar te PAN-i”, tha ai.


Drejtori i “Çohu” thotë se Presidenti nuk ka të drejtë të caktojë afate se çfarë kohe i duhet partisë fituese për të formuar institucionet, përcjell Telegrafi.

“Edhe ish-kryetari i Kushtetueses, Enver Hasani në këtë studio e ka sqaruar se situata mund të mbetet e bllokuar pafundësisht për faktin se nuk kemi një afat kushtetues që i caktohet partisë fituese për të dhënë nominimin e kandidatit për kryeministër”.

Demhasaj ka thënë se Kurti nuk ka obligim t’i përgjigjet Thaçit përderisa Kushtetuta nuk parasheh afate të tilla.

“Në të kaluarën Presidenti nuk ka bërë presione të tilla ndaj fituesve të zgjedhjeve”, tha ndër të tjera Arton Demhasaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori