Speci është ndër produktet më të konsumuara në Kosovë. Njeri nga kultivuesit më të mëdhenj të specave në Kosovë, është bujku Xhevat Zhugolli, i cili kultivimin e kësaj kulture bujqësore e ka traditë të gjatë familjare.
Fatkeqësisht, pothuaj çdo vit, të mbjellat e tij janë të dëmtuara, kryesisht nga breshri, që godet fushat gjatë stinës së ngrohtë, duke filluar nga muaji maj deri në shtator. Mjaftojnë 10 minuta reshje dhe breshri mund të shkatërroj pothuaj të gjithë të mbjellat.
Vitin e kaluar, ai kishte mjellë 5.5 hektarë speca të llojit Somborka, që është tejet i kërkuar në treg gjatë vjeshtës. Mirëpo, edhe gjatë vitit të pandemisë COVID-19, fermeri 40-vjecar nga Sveçla e Podujevës ishte i pafat, meqë breshri ia shkatërroj mbi 60 për qind të produktit të kultivuar.
“Ne kultivojmë vetëm speca dhe nga shitja e tyre unë siguroj të ardhurat për të mbajtur familjen”, thotë Zhugolli.
Ekspertët e bujqësisë u rekomandojnë fermerëve që të diversifikojnë produktet e tyre dhe lokacionet ku i mbjellin ato.
“Dëmet janë të konsiderueshme, posaçërisht në disa kultura bujqësore, siç janë specat. Breshri mund të ulë cilësinë si dhe të shkaktoj humbje në rendiment”, thotë konsulenti për bujqësi në International Finance Corporation (IFC), Basri Hyseni.
Hyseni shton se zakonisht vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga breshri matet me përqindjen e bimës së dëmtuar dhe shumëzohet me koston e prodhimit të specit dhe në këtë formë bëhet edhe vlerësimi i vlerës së humbur.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, shpenzimet për dëmet e shkaktuara nga breshri kapin vlerën deri në 1 milion euro në vit, vetëm në prodhimtarinë e specave.
Dëmet e shkaktuara nga faktorët klimatikë, në një anë shkaktojnë dëme të papërballueshme për bujqit, në anën tjetër vazhdojnë të jenë ngarkesë e madhe për qeverinë. Në përpjekje për të adresuar këtë problem, Ministria e Bujqësisë ka inicuar një plan për sigurime bujqësore. Në bashkëpunim me (IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore, kanë analizuar dhe listuar kulturat bujqësore që mund të mbulohen me polica të sigurimeve bujqësore.
Rendimenti i specit është kategori që mbulohet me sigurim bujqësor.
“Nëse kosto e prodhimit të specave për hektar është 3,500 euro, fermeri i cili blen sigurimin bujqësor, do të kompensohet për humbjet shkaktuara nga breshri në vlerë 2,975 euro. Ndërsa për prim të sigurimit për hektar, bujku do të paguaj vetëm 246.75 euro, meqë 50 për qind e polices së sigurimit i subvencionohet nga Ministria e Bujqësisë. Kështu që, për çdo euro të shpenzuar për sigurim, bujku mund të pranoj deri në 12 euro kompensim nga kompania e sigurimeve e cila mbulon dëmet nga breshri”, sqaron Hyseni.
Zhugolli dhe shumë fermerë të tjerë kanë qenë të informuar për këto paketa të sigurimeve bujqësore, mirëpo shumë nga ta kanë hezituar të blejnë primin e sigurimit bujqësorë. Ai tregon se situate e paqartë e krijuar së fundmi në Ministrinë e Bujqësisë, ka bërë që ai të ketë dyshimet e tij në rimbursim. Gjithashtu, përvojat e mëparshme të vonesave të shkaktuara për më shumë se një vit për t’u paguar bujqve subvencionet direkte, ka bërë qeverinë të pabesueshme në sytë e bujqve.
Sido qoftë, dëmet e shkaktuara nga breshri ishin pothuajse të njëjta si në vitin e kaluar, për rendimentet e mbjella nga fermeri Zhugolli dhe ai tani është penduar që nuk ka blerë primin e sigurimeve bujqësore. Periudha e mbulueshmërisë për produktet e specave fillon nga data 1 korrik dhe zgjatë deri më 30 shtator, që mbulon periudhën nga mbjellja deri te rritja e frutave të specave.
Reshjet e breshrit paraqiten në mënyrë ndryshe nëpër rajonet e Kosovës, dhe mund të ndodhin çdo të tretin vit, mirëpo në disa zona, siç është rasti me fshatin Sveclë të Podujevë, breshëri ka goditur rendimentet tri herë radhazi përbrenda një muaji, për dy vite rresht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në rendimente.
Sipas ekspertëve, janë dy metoda që praktikohen për të zvogëluar humbjet, dhe në këtë formë edhe mbrojnë bujqit nga humbjet e mëdha të shkaktuara nga breshri.
Së pari, duhet bërë ndërrime gjeografike, duke zhvendosur mbjelljen e specave ose rendimenteve tjera në lokacione të tjera, dhe këtë formë u ndihmon fermerëve të zvogëlojnë rreziqet për humbje.
Metoda e dytë është të blejnë sigurime bujqësore, gjë që do tu mundësonte atyre aktivitetin bujqësorë edhe pasi të jenë shkatërruar të mjellurat e tyre, meqë kompania e sigurimeve do t’iu mbuloj dëmet në procedura të rregullta.
IFC dhe Ministria e Bujqësisë kanë trajnuar 25 agronomë, të cilët do të licencohen nga Banka Qendrore e Kosovës për të funksionuar si vlerësues të pavarur të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, sic mund të jetë breshri dhe faktorët e tjerë klimatikë.
Simbioza e blerjes së policës së sigurimeve dhe zvogëlimi i rrezikimit duke kultivuar produktet në dy rajone të ndryshme gjeografike janë faktorë të rëndësishëm për të siguruar qëndrueshmëri për bujqit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit