LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për Demarkacionin në sirtarët e Qeverisë, s’dihet kur do të procedohet në Kuvend

Marrëveshja për Demarkacionin në sirtarët e Qeverisë, s’dihet kur do të procedohet në Kuvend

Qeveria e Kosovës është e interesuar që çështjen e demarkacionit ta përfundoj sa më shpejt të jetë e mundur, por kur do të jetë në rend dite në Kuvendin e Kosovës nuk e dinë.

Këshilltari i kryeministrit, Isa Mustafa, Bajram Gecaj, në një prononcimi për Telegrafin ka thënë se ende nuk dihet se kur Qeveria e Kosovës do ta dërgojë Projektligjin për Demarkacionin në Kuvend.


Ai tha se pritet që të përfundojnë debatet publike dhe të mblidhet koalicioni qeverisës që të diskutoj për këtë çështje.

Gecaj nuk dha përgjigje edhe nëse Demarkacioni do të jetë në Kuvend gjatë muajit mars.“Jemi shumë të interesuar që shumë shpejt kjo gjë të përfundoj, pasi është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Ndërsa, kryekuvendari Veseli, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se janë dukë pritur miratimin  e Qeverisë që ta procedojnë në Kuvend projektligjin për Demarkacionin.

Ndryshe, Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, në publikimin e draft-raportit të parë rreth gjetjeve të Demarkacionit, ka konstatuar se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës, ndërsa kryetari i këtij Komisioni, Hivzi Islami, ka deklaruar se në bazë të raportit del se madhësia territoriale e Kosovës është 10 mijë e 906.25 kilometra katrorë.

Edhe pse Komisioni doli me një konstatim, opozita vazhdon të jetë e palëkundur në qëndrimin e tyre për Demarkacionin.

Deputetja e VV-së, Donika Kadaj Bujupi në një intervistë për media ka thënë kjo lëvizje do ta kundërshtojë fuqishëm rikthimin e demarkacionit në Kuvend.

Ajo ka thënë se versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi nuk do të kalojë për asnjë çmim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori