LAJMI I FUNDIT:

Deliu: Raporti i BE-së për Kosovën, i arsyeshëm dhe objektiv

Deliu: Raporti i BE-së për Kosovën, i arsyeshëm dhe objektiv
Blerta Deliu-Kodra (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropian, Blerta Deliu, në seancën e jashtëzakonshme ku po  debatohet për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, ka thënë se ky  raport është i arsyeshëm,  objektiv si dhe paraqet pasqyrën reale të vendit.

Deliu tha se mbajtja e kësaj seance është e ngutshme, pasi do duhej që të shqyrtohej raporti në fjalë.


“Për një raport të tillë për vendin, kam pritur që edhe qeveria të jetë në numër më të madh në Kuvend. Kjo seancë po mbahet pa u shqyrtuar mirë raporti në fjalë, pasi ende se kemi përkthimin e këtij raporti. Kam pritur që mos të ketë nguti për një raport të tillë”, ka thënë Deliu.

Ajo po ashtu tregoi se një ditë më parë është mbajtur mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane, ku bashkë me ministren për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha kanë shqyrtuar raportin e BE-së, për Kosovën.

“Komisioni për Integrime, e ka shqyrtuar këtë raport bashkë me ministren për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha. Vendet e BE-së e trajtojnë dhe pranojnë Kosovën si sovrane dhe të pavarur, përfshirë edhe ato shtete që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Ratifikimi i marrëveshjes është vlerësuar si përparim i rëndësishëm duke u cilësuar si veprim teje i rëndësishëm”, theksoi Deliu, raporton Telegrafi.

Sa i përket sundimit të ligjit, Deliu tha se raporti ka njohur progresin e institucioneve të vendit në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Deliu gjithashtu tha se Komisioni për Integrime Evropiane konfirmon dhe njëherë përkushtimin e vazhdueshëm për të ardhmen evropiane të vendit e po ashtu sikurse strategjia e zgjerimit të BE-së që flet saktësisht për perspektivën e Kosovës në BE.

“Të gjeturat e këtij raporti, konsideroj që institucionet e vendi duhet t’i marrin me seriozitet. Komisioni do të vazhdoj të luaj rol konstruktiv dhe koordinues”, tha ndër të tjera Deliu. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori