Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu - Kodra, tha se nëse partia e cila doli e para në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje dështon të formojë institucionet, atëherë mandatin do ta marrë PDK-ja.

Pas kësaj, u ngriti si shqetësim se Nisma është pjesë e opozitës së mandatit të kaluar.


“Nuk e di, aktualisht nuk mund të them kurrgjë. Nuk dua të flas në emër të Nismës, por mendoj se nëse ka dështim, rrethanat politike ndryshojnë”, u shpreh ajo.

Deliu - Kodra tha se kanë informacione se kanë dëgjuar emra që mund të propozohen për kryetar të Kuvendit.

Ndër emrat që përmendi janë Fatmir Limaj e Albulena Haxhiu.

Kur u pyet se a do ta votojnë Haxhiun, Deliu Kodra tha jo.

“Nuk do ta votojmë asnjë kandidat që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje”, u shpreh Deliu - Kodra, për RTV21.