LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni nga Strasbourgi sot mbërrin në Maqedoni, do të vëzhgojnë zgjedhjet lokale

Delegacioni nga Strasbourgi sot mbërrin në Maqedoni, do të vëzhgojnë zgjedhjet lokale

Belgu Karim Van Overmeire do ta udhëheqë delegacionin e kongresit të Këshillit të Evropës për zgjedhjet lokale, i cili prej sot deri më 16 të këtij muaji do të qëndrojnë në Maqedoni, në misionin vëzhgues për zgjedhjet lokale, ndërsa do të punojë së bashku me OSBE/ODIHR.

Delegacioni nga Strasbourgi ditën e zgjedhjeve do të organizojë gjashtë ekipe për të vëzhguar procedurën e votimit dhe numërimit të votave në gjithë vendin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përfundimet për ditën e zgjedhjeve, anëtarët e delegacionit do t’i prezantojnë në konferencë për shtyp më 16 tetor, ndërsa për vlerësim të procesit zgjedhor do të përgatitet edhe raport, i cili do të rishikohet në seancën plenare të 34 në kongresin e zgjedhjeve lokale në Këshillin e Evropës./Telegrafi/