LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës mori pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës mori pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës ka marrë pjesë në punimet e Sesionit Veror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për vitin 2021, i cili u mbajt në Strasburg të Francës, nga 21-24 qershor.

Me këtë rast delegacioni i Kuvendit të Kosovës është takuar me presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Rik Daems, sekretaren e Përgjithshme, Despina Chatzivassiliou-Tsovilis, si dhe kryetarin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të KE-së, Zsolt Nemeth.


Kryesuesja e delegacionit, nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, si dhe dy anëtarët Arben Gashi dhe Enis Kervan, theksuan se Kosova është e gatshme për të filluar procesin e anëtarësimit në këtë institucion jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Po ashtu delegacioni i Kosovës i njoftoi bashkëbiseduesit se Kosova në Kushtetutën e saj, përveç tjerash, ka të përfshirë edhe instrumentet ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë e njeriut si: Deklaratën Universale për Drejtat e Njeriut, Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore në Njeriut dhe Protokollet e saj, dhe së fundmi ka ratifikuar edhe Konventën e Stambollit.

Delegacioni i Kosovës ka takuar delegacionet e Shqipërisë, Turqisë, Hungarisë, Greqisë dhe Kroacisë, ndërsa mori pjesë edhe në punimet e sesionit parlamentar, si dhe në trupat punues të këtij institucioni, si në Komitetin për Politikë dhe Demokraci, Komitetin për Çështje Ligjore dhe Drejta të Njeriut, Komitetin për Migracion, Refugjatë dhe Persona të Zhvendosur si dhe në Komitetin për Kulturë, Shkencë, Edukim dhe Media.

Po ashtu anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në APKE, morën pjesë edhe në takimet e grupeve politike të përfaqësuara në Asamble.

Në këto takime u vlerësuan të arriturat e Kosovës nga fusha e drejtave të njeriut, sidomos ratifikimi i Konventës së Stambollit. Delegacioni i Kosovës dhe bashkëbiseduesit u pajtuan që të koordinohen dhe bashkëpunojnë për të gjitha proceset në të ardhmen, thuhet në një komunikatë për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori