LAJMI I FUNDIT:

Delegacion nga Kosova në Kuvendin e Shqipërisë, Açka: Të unifikojmë lëndët e historisë, gjuhës shqipe dhe letërsisë

Delegacion nga Kosova në Kuvendin e Shqipërisë, Açka: Të unifikojmë lëndët e historisë, gjuhës shqipe dhe letërsisë

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik i Kuvendit të Shqipërisë zhvilloi sot një mbledhje të përbashkët me Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kjo mbledhje u zhvillua në kuadër të planit të punës, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave institucionale ndërmjet dy vendeve.


Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka përshëndeti botimin e Abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Lidhur me unifikimin e teksteve mes dy vendeve, Açka tha se, “do të duhen 10-vjeçarë për të arritur aty ku duam ne që të unifikojmë gjithçka.”

“Ajo që ne mund të unifikojmë dhe ta fillojmë mund të jetë historia, letërsia dhe gjuha shqipe. A mundet që këto tre tekste që janë bërthama e kombit ne t’i fillojmë t’i unifikojmë? Ky është propozimi im, i përbashkët, nëse mundet që t’ua propozojmë ministrive tona korrespondente dhe ta vazhdojmë në grupe të vogla se si mund të arrijmë në një relacion që t’ia propozojmë qeverive tona”, tha deputetja e Partisë Demokratike.

Në anën tjetër, kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ardian Gola tha se “jemi sot këtu për një arsye të përbashkët fuqizimin e rolit të parlamentit dhe komisionit në raport me ekzekutimin”.

“Dy vendet tona kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh dhe është roli ynë si komisione që të luajmë një rol më aktiv në zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Mund të bëjmë më shumë për jetësimin e këtyre marrëveshjeve, që të kemi një projekt të përbashkët të fuqizimit të dy shteteve në rajon dhe më gjerë”, tha Gola.

Duke folur për unifikimin e teksteve shkollore, Gola tha se, “ende nuk i kemi të harmonizuara kurrikulat e lëndëve të historisë, gjuhës shqipe dhe letërsisë. Mendoj se politika e të dy shteteve duhet të jetë e fokusuar në mënyrë dërrmuese tek fuqizimi dhe ruajtja e lidhjes afektive të diasporës me vendet e tyre amë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori