Një delegacion i Ministrisë së mbrojtjes i kryesuar nga sekretari shtetëror, Dragan Nikoliq, sot në Batumi, Republika e Gjeorgjisë mori pjesë në takimin e procesit SED - South East Defence Ministerial në nivel të ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare.

Në këtë takim krahas miratimit të dokumenteve të rëndësishme për punën dhe zhvillimin e mëtejmë të procesit SEDM, ministrat e mbrojtjes dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve anëtare të procesit SEDM e kanë nënshkruar dokumentin "Lokacioni i komandës së SEEBRIG dhe tabelave për rotacion të pozitave kritike pas vitit 2015" me të cilin formalisht konfirmohet se Republika e Maqedonisë në periudhën prej vitit 2020 deri në vitin 2026 do të jetë nikoqir i Shtabit të SEEBRIG, ndërsa Ministria e mbrojtjes e Maqedonisë do të jetv kryesuese me procesin SEDM në periudhën prej vitit 2027 deri në vitin 2029 dhe prej vitit 2033 deri në vitin 2035.


SEDM paraqet proces të bashkëpunimit midis ministrave të mbrojtjes së Evropës Juglindore, që për herë të parë u inicua në mars të vitit 1996 në Tiranë./Telegrafi/