LAJMI I FUNDIT:

Del Piero: Di Maria nënshkrim fantastik, mezi presim rikthimin e Chiesas

Del Piero: Di Maria nënshkrim fantastik, mezi presim rikthimin e Chiesas

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka folur për kanalin Twitch të “Zonjës së Vjetër” pas vizitës që i bëri ekipit në Los Angeles.

Ish-kapiteni i Juventusit shpjegoi se kishte krijuar përshtypje mjaft pozitive për lojtarët aktual.

“Ka djem që kanë cilësi të jashtëzakonshme me qëndrimin e duhur për të bërë mirë dhe për ta kuptuar peshën e kësaj fanelle.”


“Chiesa? Pati një sezon të jashtëzakonshëm deri në momentin e dëmtimit. Shfrytëzoj rastin t’i uroj fat për rikthimin e tij të shpejtë. Të gjithë po presin me padurim ta shohin përsëri në fushë”, ka thënë Del Piero.

Ish-numri 10 bardhezi më pas komentoi shumë pozitivisht afrimin e Angel Di Marias.

“Mendoj se është një nënshkrim fantastik për Juventusin, është një djalë që ka cilësi të jashtëzakonshme. Di Maria është shumë efektiv, kjo është diçka që më pëlqen”.

“Ka shumë personalitet dhe një të kaluar tepër të rëndësishme dhe të lavdishme sa i përket përvojës dhe trofeve të fituar. Nuk mund të kishte afrim më cilësor për Juven. E takova dhe më konfirmoi atë që mendoja”, përfundoi legjenda. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Rio Ferdinand i sugjeron Man Utd transferimin e top sulmuesit në ditën e fundit të afatit kalimtar

Rio Ferdinand i sugjeron Man Utd transferimin e top sulmuesit në ditën e fundit të afatit kalimtar

Premier League
Agjenti Jorge Mendes po punon për transferimin e yllit portugez tek Milani

Agjenti Jorge Mendes po punon për transferimin e yllit portugez tek Milani

Serie A
Kur përfundon afati kalimtar në top pesë ligat evropiane

Kur përfundon afati kalimtar në top pesë ligat evropiane

Ndërkombëtare
Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

La Liga
Barcelona nuk heq dorë nga transferimi i yllit gjerman – do tentojë sërish në verë

Barcelona nuk heq dorë nga transferimi i yllit gjerman – do tentojë sërish në verë

La Liga
Kalo në kategori