LAJMI I FUNDIT:

Del në pah skandali i Barcelonës: Ka paguar për tri vite radhazi ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve

Del në pah skandali i Barcelonës: Ka paguar për tri vite radhazi ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dalë në mbrojtje të klubit pas akuzave për pagesat ndaj ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik për Gjyqtarët, Enriquez Negreira.

Lajmi u bë i ditur pak çaste më parë, duke detajuar se klubi katalunas kishte paguar Negreira 1,392 milion euro gjatë një periudhe prej tre vjetësh për punë konsulence. Ajo punë thuhet se ishte për të ‘siguruar që vendimet neutrale’ po merreshin nga gjyqtarët e La Ligas dhe për të ofruar këshilla për trajtimin e gjyqtarëve, raporton AS.

Me të dalë lajmi, Laporta doli para kamerës për të mbrojtur publikisht veprimet e klubit, pasi klubi kishte lëshuar tashmë një deklaratë.


“FC Barcelona në të kaluarën kishte kontraktuar shërbimet e një konsulenti të jashtëm për të marrë raporte nga lojtarët në kategoritë më të ulëta të futbollit spanjoll, dhe këshilla për arbitrazh, që është një shërbim që e marrin edhe klubet e tjera spanjolle. Është shumë normale që klubet ta bëjnë këtë”, u tha në reagimin e tij.

“Në të vërtetë, lajmi është befasues dhe nuk është rastësi që del tani”.

“Më zemëron ta dëgjoj himnin e Ligës së Kampionëve nga shtëpia” – Xavi para ndeshjes me United në Ligën e Evropës
Lexo po ashtu “Më zemëron ta dëgjoj himnin e Ligës së Kampionëve nga shtëpia” – Xavi para ndeshjes me United në Ligën e Evropës

“Dhe ajo që mund të them është se nga Barcelona, ​​çdo interpretim mashtrues, tendencioz që inskenon gjëra që nuk janë, do të marrë përgjigjen proporcionale dhe adekuate nga klubi dhe për këtë arsye ne rezervojmë të gjitha veprimet që janë të nevojshme për të mbrojtur nderin e klubit. Nuk është rastësi që këto informacione po dalin tani në këtë kohë kur Barça po shkon mirë. Nuk është rastësi”, thuhet më tej në deklaratën e Laportas.

Laporta thotë se kjo është pjesë e fushatës së shpifjeve, por në fakt nuk i mohon akuzat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori