LAJMI I FUNDIT:

Dekorim Sahiti në përkrahje të artistëve, kundër censurimit të përmbajtjes: Po cënojmë lirinë e shprehjes

Dekorim Sahiti në përkrahje të artistëve, kundër censurimit të përmbajtjes: Po cënojmë lirinë e shprehjes

Një prej menaxherëve më të suksesshëm në shoubizin shqiptar, Dekorim Sahiti, është shprehur kundër cënimit të shprehjes së lirë të artistëve.

Ishte deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ai që publikisht kërkoi censurimin e përmbajtjes që prodhohet nga artistët që promovon droga apo përmban gjuhë seksiste.

Kjo iniciativë është përkrahur nga një pjesë e shoqërisë civile, por artistët po dalin fuqishëm kundër asaj që ata po thonë se është cënim i lirisë së shprehjes.


https://www.instagram.com/p/BsikxARh-RZ/

Dekorim Sahiti, menaxher prej më të njohurve në estradën shqiptare, ka deklaruar në një debat në RTK se po cënohet liria e shprehjes së artistëve.

“Artistët tanë janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë, duke mos përjashtuar sportistët të cilët na bëjnë krenar gjithandej. Ata sot janë shndërruar në shtyllën kryesore të shtetit tonë, dhe përmes tyre, shumica e vendeve të botës po na njohin më mirë”.

“Unë pajtohem që deputetët duhet të merren me përmbajtjen që shfaqet në publik, sepse ne kemi mungesë të madhe të emisioneve edukuese për fëmijët, mungon përmbajtja online në gjuhën shqipe dhe shumëçka tjetër. Mirëpo jam kundër cenimit të fjalës së lirë, apo shprehjes së lirë në muzikë”.

https://www.instagram.com/p/BrqOF9EBY5I/

“Duhet të ketë filtra për përmbajtjen kushtuar të rriturve, duhet më shumë punë nga prindërit me fëmijët për përmbajtjen e konsumuar, mirëpo jo cenim i lirisë së shprehjes për askënd, aq më pak artistët. Rregullimi i transmetimeve televizive është detyrë e KPM’së, është punë e televizioneve publike dhe cilësimit të përmbajtjes, por asessi nuk duhet të ndodhë që ne të cenohemi nga e drejta e shprehjes së lirë, sepse po ishte një model i mirë ky që po propozohet, atëherë të njëjtin qëmoti do ta aplikonin vendet më të mëdha me industritë më të mëdha të muzikës, sikurse SHBA-të apo vendet tjera të Evropës”, deklaroi ai.

Aktualisht Dekorim Sahiti është menaxher i Getoar Selimit, Majkut dhe Onatit, teksa është edhe sipërmarrës i suksesshëm në shoubizin shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
I hodhi alkool në sy, Gerta thotë se nuk është penduar për veprimin ndaj Gjestit

I hodhi alkool në sy, Gerta thotë se nuk është penduar për veprimin ndaj Gjestit

Magazina
Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Magazina
Kalo në kategori