LAJMI I FUNDIT:

Deklarohen nga Departamenti amerikan i Shtetit për protestat e dhunshme në Serbi

Deklarohen nga Departamenti amerikan i Shtetit për protestat e dhunshme në Serbi

Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë me misionin e OSBE-së në hetimin e pretendimeve për parregullsi zgjedhore, duke theksuar se dhuna ndaj gazetarëve, vëzhguesve dhe pjesëmarrësve në zgjedhje është e papranueshme, dhe se legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe gatishmëria e të gjithë pjesëmarrësve për të pranuar vullnetin elektoral.

“Jemi të fokusuar në bashkëpunimin me Serbinë për forcimin e qeverisë demokratike dhe sundimin e ligjit, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, vazhdimin e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin e përparimit të Serbisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Serbisë qëndron në Perëndim”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit lidhur me pyetjen e Zërit të Amerikës për protestat e reja në Beograd, të cilat u shndërruan të dhunshme të dielën.


Në njoftim mirëpriten edhe një herë “konkluzionet paraprake të misionit vëzhgues të zgjedhjeve të OSBE ODIHR, se zgjedhjet e 17 dhjetorit u ofruan votuesve një zgjedhje të alternativave politike”, transmeton Telegrafi.

Grupi terrorist i Banjskës i përfshirë në protestat e dhunshme në Beograd të Serbisë
Lexo po ashtu Grupi terrorist i Banjskës i përfshirë në protestat e dhunshme në Beograd të Serbisë

“Me shqetësim analizojmë gjetjet e ODIHR-it se zgjedhjet u ndotën nga gabime të shumta procedurale, presione ndaj zyrtarëve publikë dhe keqpërdorime të burimeve publike dhe se këta faktorë, së bashku me avantazhet sistematike të partisë në pushtet, krijuan kushte të padrejta. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Serbisë që të bashkëpunojë ngushtë me OSBE-në për zgjidhjen e këtyre shqetësimeve”, thuhet në deklaratën e transmetuar nga Zëri i Amerikës.

Departamenti i Shtetit thotë se akuzat për parregullsi, “të raportuara nga ODIHR dhe ekipet e tjera të vëzhgimit të zgjedhjeve” duhet të hetohen.

“Dhuna e drejtuar ndaj organeve zgjedhore, gazetarëve dhe vëzhguesve të akredituar është e papranueshme. Partitë duhet të raportojnë incidentet e parregullsive zgjedhore përmes kanaleve të duhura ligjore. Legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe vullneti i të gjitha palëve, qofshin ato fituese apo humbëse, për të respektuar vullnetin e popullit të shprehur në votim”, përfundon reagimi i Departamentit të Shtetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori