LAJMI I FUNDIT:

Deklaratat për sigurinë, debati për shaminë dhe propozimi i KESCO-s për dyfishim të çmimit të rrymës – top lajmet e javës

Deklaratat për sigurinë, debati për shaminë dhe propozimi i KESCO-s për dyfishim të çmimit të rrymës – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas temë diskutimi ishte deklarata e kryeministrit Albin Kurti lidhur me sigurinë në Kosovë, i cili ka theksuar rrezikun që mund t’i shfaqet Kosovës nga Serbia, ndërkaq sipas tij edhe protestat në veri nuk ishin spontane por të organizuara nga Beogradi me mbështetje të Rusisë.

Po javën që po e lëmë, temë ishte edhe çështja e bartjes së shamisë, e që ka ngjallur debat të gjerë në vend.


Ndërkaq, të premten KESCO ka propozuar dyfishimin e çmimit të rrymës.

Siguria në Kosovë e rajon, Kurti: Unë, kryeministër i shpresës e progresit, Vuçiqi president i frikës e kërcënimit

Kryeministri Albin Kurti ditë më parë ka theksuar rrezikun që mund t’i shfaqet Kosovës nga Serbia, ndërkaq sipas tij edhe protestat e në veri për çështjen e reciprocitetit nuk ishin spontane por të organizuara nga Beogradi me mbështetje të Rusisë.

Lidhur me këtë kishte reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili ka folur për sigurinë e serbëve, për të cilën deklaratë të premten iu kundërpërgjigj kryeministri Kurti.

Deklaratat e presidentit të Serbisë për sigurinë, Kurti: Unë, kryeministër i shpresës e progresit, Vuçiqi president i frikës e kërcënimit
Lexo po ashtu Deklaratat e presidentit të Serbisë për sigurinë, Kurti: Unë, kryeministër i shpresës e progresit, Vuçiqi president i frikës e kërcënimit

Kurti në një konferencë për media tha se ai është kryeministër i shpresës dhe progresit, ndërsa Vuçiqi është president në Serbi, i frikës e kërcënimit.

“… Në bazë fitores së shkurtit të vitit të kaluar por edhe të qeverisjes sonë të mirë unë jam kryeministër i shpresës dhe progresit, ndërsa në Serbi keni një president të frikës dhe kërcënimit. Kur ata flasin për dhunë e vrasje flasin për vete, flasin për imagjinatën, mendimet e planet e tyre, nuk flasin për Republikën tonë. Për Republikën tonë flasin institucionet e shtetit tonë”, tha Kurti.

Sipas tij, dita e 1 gushtit do të shkonte tërësisht paqësore por më 31 korrik u ngritën btfr5arrikadat prej njerëzve të cilët i kishin nxitur, planifikuar, e financuar strukturat ilegale.

“Pra kur ata flasin janë duke folur për vete, jo për neve… Ne jemi për paqe, siguri e stabilitet afatgjatë dhe na duhet me shtetin tonë jo vetëm ta mbrojmë sovranitetin e integritetin por edhe demokracinë, kushtetutshmërinë, sundimin e ligjit e progresin”, tha ai.

“Ka autokrat që janë të shqetësuar me shembullin e Kosovës, ku demokracia cilësore dhe zhvillimi ekonomik shkojnë bashkë”, është shprehur më tej Kurti.

Debati për shaminë, kryeministri: Mbi moshën 16 vjeçare nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve tjera fetare në jetën publike

Javën që po e lëmë pas temë debati ishte edhe çështja e bartjes së shamisë. Lidhur me këtë ka ardhur reagimi edhe i kryeministrit Albin Kurti dhe i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kurti duke folur për inicimin e një kampanje të qytetarëve në vend për ndryshimin e Udhëzimit administrativ të para 12 vitesh për ndalimin e mbulesës në shkolla tha se është duke e përcjellë këtë çështje dhe se Projektligjin për Liritë Fetare do ta dërgojnë në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim.

“Sa i përket atij Udhëzimi administrativ, Ministria e Arsimit është duke e përcjell me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve që e kanë nisur një fushatë për ndryshimin e projektligjit administrativ. Ne do ta kemi edhe Projektligjin për Liritë Fetare, për komunitetet fetare në Kosovë, të cilën do ta sjellim në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kurti: Mbi moshën 16 vjeçare nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve tjera fetare në jetën publike
Lexo po ashtu Kurti: Mbi moshën 16 vjeçare nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve tjera fetare në jetën publike

Kryeministri po ashtu tregoi qëndrimin e tij në lidhje me çështjen e shamisë në shkolla.

Ai tha se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve tjera fetare në jetën publike të qytetarëve nga mosha 16 vjeçare.

“Por qëndrimin tim e kam thënë para shumë viteve. Nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, duhet të jenë të lirë. Mosha 16 vjeçare është pragu, e në moshën 16 vjeçare shumë gjëra kanë ndodhur por të cilat edhe do duhej të ndodhin. Meqë mund ta marrësh kartën e identitetit në moshën 16 vjeçare dhe sistemi e mundëson me një procedurë dhe të lidhësh kurorë në moshën 16 vjeçare. Meqë mosha mesatare e popullsisë është 30 vjeç e 2/3 janë nën 35 vjeç besojmë që edhe në të ardhmen e afërme, edhe mosha e votimit të qytetarëve të ishte 16 vjeç, qysh është në disa vende në botë”, tha Kurti, duke shtuar se moshën 16 vjeçare e shohin si moshë e pragut për shumë gjëra.

MASHTI: Do të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), është zotuar të enjten se do të përmbushin të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohen që çdo fëmijë në Kosovë të vijojë mësimin.

Sipas në njoftimi për media, MASHTI deklaroi se e drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar.

“Krahas investimeve për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, MASHTI është duke i trajtuar me kujdes aspektet ligjore dhe rregullimin e çështjeve të rëndësishme në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në komunikatë.

Ky reagim i MASHTI-t vjen pas iniciativës që ka nisur në rrjete sociale për ndryshimin e një neni në Udhëzimin Administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

“Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” është kampanja përmes së cilës Durim Berisha dhe Liridon Kurti po kërkojnë të ndryshohet ky nen.

Të hënën ata i kanë dërguar shkresë ministres së MASHTI-t, Arbërie Nagavcit, për t’i kërkuar ndryshimin e nenit 3, pasi sipas tyre, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Ky nen në udhëzimin administrativ të miratuar në vitin 2014 është ende në fuqi, duke ndaluar bartjen e uniformës fetare në objektet arsimore. Ndryshimi i këtij neni është kërkuar disa herë nga komuniteti islam.

Në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, nga MASHTI ditë më parë kanë thënë se janë duke e trajtuar me kujdes kërkesën për ndryshimin e nenit në fjalë.

“Si ministri këtë çështje jemi duke e trajtuar me kujdes dhe sapo të kemi një vendim të ri do të ju njoftojmë. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka obligim që të sigurohet që çdo fëmijë të jetë në shkollë”, thuhej në përgjigjen e tyre.

KESCO propozon dyfishim të çmimit të rrymës

Pas mospranimit të subvencionit të zotuar nga qeveria në muajin shkurt të këtij viti, Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KESCO ka kërkuar shtrenjtimin e rrymës. KESCO ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë propozimin për tarifat e reja të energjisë elektrike. KESCO ka propozuar dyfishim të çmimit të energjisë.

Propozimi i KESCO-s është që për konsumatorët familjarë, për bllokun 0 deri në 800 kilovatë, tarifa e lartë të jetë 12.68 centë për kilovat ndërsa tarifa e ultë të jetë 5.43 centë për kilovat.

Ndërsa për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në muaj, tarifa e lartë të jetë 23.53 centë ndërsa ajo e ultë 11.09 centë për kilovat.

KESCO propozon dyfishim të çmimit të rrymës
Lexo po ashtu KESCO propozon dyfishim të çmimit të rrymës

Sipas propozimit të KESCO-s, tarifa e lartë aplikohet nga ora 07:00 deri në orën 22:00, për periudhën 1 tetor deri më 31 mars. Ndërsa nga 1 prilli deri më 30 shtator, tarifa e lartë aplikohet prej orës 08:00 deri në orën 23:00.

Ndërsa sipas tarifave të energjisë që kishin hyrë në fuqi më 9 shkurt,  Zyra e Rregullatorit të Energjisë kishte vendosur që tarifa e ulët për konsumatorët që shpenzojnë nën 800 kilovatë është 2.89 centë (pa TVSh) në tarifën e ulët apo atë të natës kurse 6.75 centë (pa TVSh) në atë të lartën apo të ditës, raporton Kallxo.com.

Për kilovatët e shpenzuar mbi bllokun prej 800 kilovatë, tarifën e lartë apo atë të ditës konsumatorët do ta paguajnë me 12.5 centë ndërsa tarifën e ulët apo atë të natës do ta paguajnë me 5.9 centë.

Për kategoritë e tjera, tarifat e reja të propozuara nga KESCO mund t’i gjeni në tabelën më poshtë:

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka njoftuar se më 19 korrik, furnizuesi i energjisë elektrike – KESCO, ka dorëzuar kërkesë zyrtare për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave.

Kjo kërkesë është bërë si rezultat i mungesës së subvencionit të zotuar nga Qeveria e Kosovës si dhe trendit në rritje të çmimeve në tregjet me shumicë të energjisë elektrike.

“Pas pranimit të arsyeshmërisë së detajuar, ZRrE do të shqyrtojë kërkesën e FSHU-së për të parë nëse tejkalohet pragu i materialitetit prej 5% i të hyrave të FSHU-së dhe plotësohen kushtet e Rregullës për të Hyrat e FSHU-së që të hapet Shqyrtimi i Jashtëzakonshëm i tarifave me pakicë për konsumatorët e rregulluar të energjisë elektrike” , thuhet në njoftimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Sa i përket zotimit për subvencionin, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se janë duke kërkuar një zgjidhje teknike.

“Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që t’i mbështes qytetarët nga një rritje e përballueshme, deri më tani kemi punuar në pauza për gjetjen e zgjidhjeve teknike operacionale për ta realizuar subvencionin. Është diçka që jemi duke punuar vazhdimisht dhe besojmë që do të ndodhë shumë shpejtë” – ka deklaruar ajo.

Në aplikimin për shqyrtim të jashtëzakonshëm, nga KESCO kanë thënë se vazhdimisht kanë komunikuar me Ministrinë e Ekonomisë por që nga shkurti nuk kanë pranuar asnjë rimburësim dhe asnjë përgjigje se kur pritet të bëhen pagesat.

“Furnizuesi më 5 gusht 2022 ka pranuar edhe shkresën zyrtare nga Zyra e Rregullatorit për Energji lidhur me konfirmimin e përllogaritjes së subvencionit dhe në po të njëjtën ditë ka dërguar edhe faturën zyrtare për pagesat e muajt shkurt-prill 2022 konform vendimeve të Qeverise dhe në përputhje me miratimin e ATK-së në lidhje me përgatitjen e faturës përkatëse. Megjithatë, deri më sot, FSHU nuk ka pranuar asnjë rimbursim dhe njëkohësisht nuk ka marrë ndonjë informatë se kur mund të priten pagesat në fjalë” – thuhet në aplikimin e KESCO-s të dorëzuar në ZRRE.

Sipas KESCO-s, situata e krijuar gjatë kësaj periudhe e ka detyruar të operoj nën-kosto.

“Vlera e subvencionit e kalkuluar për konsumatorë sipas çmimeve të dërguara nga ZRRE-ja, për periudhën 9 shkurt-30 qershor 2022 ka tejkaluarën vlerën prej 32.8 milion eurove. Mungesa e rimbursimit të kësaj vlere të kalkuluar të subvencionit, tejkalon pragun e materialitetit prej 5% ashtu siç parashihet në nenin 11 të Rregullës për të Hyrat e FSHU-së, duke mundësuar hapjen e shqyrtimit të jashtëzakonshëm”,  vazhdon shpjegimi i KESCO-s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori