Javën që po lëmë pas, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur lidhur me paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për vizitë në Kosovë.
Po javën që po lëmë një rast i rëndë ndodhi në Fushë Kosovë, ku një fëmijë trevjeçar dyshohet se u keqtrajtua në një çerdhe.
Ndërkaq, të premten e 22 shtatorit, FSK-së iu shtuan 302 ushtarë të rinj.
Paralajmërimet e Vuçiqit për vizitë në Kosovë, Sveçla: Për me leje, te Kryeministri, për pa leje te unë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur të martën lidhur me paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për vizitë në Kosovë.
Ai ka paralajmëruar se nëse Vuçiq nuk ka leje për vizitë dhe hyn në Kosovë do të arrestohet.
“Për me leje, te Kryeministri, për pa leje te unë”, është shprehur Sveçla në ATV, transmeton Telegrafi. I pyetur nëse do të arrestohet nëse hyn në Kosovë pa leje, ai tha “nëse futet në Kosovë, pa asnjë dyshim. Si po mendoni ju që dikush, shtetas i huaj mund të futet në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të Kosovës”.
“Cilat janë pasojat? Pasoja është që thjesht nuk ke shtet nëse kreu i shtetit tjetër futet pa leje në territorin tënd”, tha Sveçla.
Ai madje tha se beson se Vuçiq është aq i krisur që të vijë në Kosovë pa leje.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/12/Xhelal-Svecla-foto-Ridvan-Slivova-5-e1671388860551.jpg)
Ditë më parë Vuçiq tha se sapo t’i jepet “leja demokratike” do të shkojë në Graçanicë dhe pastaj edhe në Prishtinë.
Madje theksoi se nuk do t’i kërkojë leje as kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
E lidhur me këtë ishte kundërpërgjigjur edhe kryeministri Albin Kurti.
Kryeministri tha se në momentin që Vuçiq do ta dërgojë kërkesën, do ta analizojë me seriozitetin dhe sinqeritetin e tij më të lartë.
“A e keni parë kërkesën? Kur të na e dërgon kërkesën, do ta analizojmë me seriozitetin dhe sinqeritetin më të lartë”, ishte shprehur Kurti.
Dyshimet për keqtrajtimin e një 3-vjeçari, paraburgim për edukatoren dhe kuzhinieren e çerdhes në Fushë Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë të mërkurën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurave N.M. dhe N.H., edukatore dhe kuzhiniere në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se kanë keqtrajtuar një fëmijë 3-vjeçar.
Sipas Prokurorisë, të njëjtat dyshohen për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Vendimi i Gjykatës për paraburgim vjen pasi të hënën në orët e vona, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihet se si një fëmijë i moshës 3-vjeçare tërhiqej zvarrë nga dy edukatore në një çerdhe në Fushë Kosovë.
Në orët e mëngjesit të së martës edhe Inspektorati i Arsimit kishte shkuar në këtë institucion dhe më pas edhe Policia e Kosovës.
FSK-së i shtohen edhe 302 ushtarë të rinj
Treqind e dy ushtarë të rinj të premten kanë dhënë betimin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ceremonia e diplomimit të rekrutëve të FSK-së, gjenerata 01-2023, është mbajtur në Kazermën “Skënderbeu”, në Ferizaj, ku edhe më të mirët janë vlerësuar me mirënjohje.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i tha ushtarëve të rinj se uniforma që mbajnë, para se të jetë simbol i ushtrisë tonë, është identitet e trashëgimi i brezave të tërë që kontribuuan e sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
“Pesha e uniformes që mbani sot veshur është shumë e rëndë, sepse shumë të rënda e të vështira ishin vitet kur Ademi e Hamza, Zahiri e Luani, Agim Ramadani dhe mijëra dëshmorë të tjerë sfidonin vdekjen duke përqafuar luftën për jetë dhe liri.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/fsk.jpg)
Sot të rreshtuar para nesh, para familjarëve tuaj dhe popullit tonë, ju po ruani vazhdimësinë e shpirtit luftarak dhe të ndjenjës së mrekullueshme të shërbimit ndaj atdheut. Trajnimi që keni zhvilluar në kursin bazë ju ka sfiduar fizikisht dhe teorikisht, por ju ka bërë të njiheni mundësitë për t’i tejkaluar ato limite.
Formësimi juaj si ushtarak fillon këtu dhe nuk duhet të përfundojë asnjëherë, ashtu siç nuk do të përfundojë vullneti dhe gatishmëria juaj për t’i shërbyer atdheut dhe qytetareve të vendit tonë. Jeni të vetëdijshëm që vullneti dhe gatishmëria varet edhe nga ekzistenca e vullnetit politik të lidershipit shtetëror dhe nga përkushtimi profesional i eproreve tuaj për të ju mbështetur në përmbushjen e misionit tuaj”, ishte shprehur ministri.
Ai porositi ushtarët e rinj që ta prezantojnë në mënyrën më të mirë shtetin e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-13-215506-e1739481125833-780x439.png)
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë
![Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/02/PDK-konference-Bedri-Hamza-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja
![Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T203256.532-780x439.jpg)
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim