LAJMI I FUNDIT:

Dekada e artë për agjencinë e marketingut KD Events & Communications

Dekada e artë për agjencinë e marketingut KD Events & Communications

Është pa dyshim agjencia që dallohet për shërbimet kualitative dhe që tash po feston një dekadë të themelimit dhe ndryshimeve pozitive që ka nxitur në fushën e marketingut – bëhet fjalë për KD Events & Communications.

Viti 2020 pa dyshim shënon vitin jubilar për agjencinëi e marketingut KD Events & Communications.

Për plot 10 vite prapa që dallohen për këtë agjenci e cila funksionoi me profesionalizëm dhe korrektësi, ndërkaq dallohet mbi të gjitha për lojalitetin dhe bashkëpunimin në secilin aspekt me klientët.

Shpejtësia në ofrimin e opsioneve për klientët dhe angazhimi për të detajizuar secilin aspekt të tyre e bën dekadën e artë të KD Events & Communications një ogur që shërbën si motiv për të avancuar edhe më tutje shërbimet në fushën e marketingut dhe komunikimit.

Përgjatë këtyre viteve KD Events & Communication punoi me guxim e motivi të madh, vullnet të pandalshëm në projekte që rrumbullakësojnë një dekadë super të suksesshme.

Eventet e organizuara për aktiviteve publike për artin, kulturën dhe sportin janë ndër tjerash kontribut i KD Events & Communications për qytetarët, ndërkaq pikërisht në fushën e eventeve kjo agjenci ka sjellur risi dhe inovacione.

Pa dyshim KD Events & Communications do të vazhdojë të ofrojë në dekadën e re shërbime edhe më cilësore dhe do të rrisë inovacioniet në fushën e komunikimit e marketingut.