Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajon Kavajë-Durrës ka bërë të ditur se është arrestuar në flagrancë punjonjësi i policisë A. B., i cili shërben në detyrën e Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme “Shqiponja” pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.


“Më datë sot, rreth orës 05:40, Inspektori A. B. duke drejtuar një automjet tip ‘Audi’ në rrugën “Egnatia”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka përplasur disa automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin e AMP-së.

Në zbatim të procedurave të parashikuara, i është kërkuar të kryejë testin e alkoolit në organizëm, por ka refuzuar.

Në këto kushte, në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës është marrë mostër gjaku për analizë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/