Dedikuar të pagjeturve të luftës së fundit në Kosovë, ekspozita “Më gjeni” vendoset në Sheshin e Prishtinës
Një ekspozitë për të rikujtuar plagën e hapur që Kosova ka nga lufta e fundit është vendosur në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
Artisti, Eroll Murati ekspozitën e tij të radhës “Më gjeni” me moton “ Dikush është ende duke i pritur te dera qe 20 vite” vendosi të ua kushtojë të pagjeturve të luftës.
Kalimtarët e rastit në një prej shesheve kryesore në kryeqytet u ndalën për të parë dhe fotografuar skulpturat që ngërthejnë në vete shumë dhimbje e histori.

Në një intervistë për Telegrafin, Murati u shpreh se vendosi që këtë ekspozitë të ia kushtojë të zhdukurve të luftës, sepse sipas tij duhet bërë sa më shumë që të jetë e mundur për të hulumtuar rreth kësaj teme.
Skulpturat e vendosura në shesh ai thotë se është munduar që përmes dy personazhe imagjinare që po kërkojnë ndihmë, të zgjojë vëmendjen për këtë temë të ndjeshme për popullin tonë.
“Tema është shumë e ndjeshme, është për të zhdukurit e luftës, kam marr dy personazhe që janë paraqitur si të zhdukur që njëkohësisht nuk i njoh as unë, as askush, vetëm kanë dalë për ndihmë dhe për këtë arsye ja kam vendosur emrin “Më gjeni”. Profesori, Zeni Ballazhi e ka shkruar tekstin për këtë ekspozitë dhe moton që e kam vendosur unë “Dikush është ende duke i pritur te dera që 20 vite”, është po ashtu e ndjeshme, kjo temë duhet të jetë mjaft aktuale dhe kisha bërë thirrje te artistët, institucionet dhe çdo organizatë, çdo shoqatë që merret me këtë dukuri që të hulumtoi më shumë për të pagjeturit e luftës”, është shprehur Murati.

Vitin e kaluar Murati realizoi një tjetër ekspozitë që po ashtu tërhoqi vëmendje, ai tha se sapo e përfundon njërën ekspozitë fillon të mendojë për realizimin e tjetrës, duke u inspiruar nga ngjarjet aktuale.
“Ekspozita tjetër ka qenë vitin e kaluar me të njëjtin material vetëm tematikë tjetër, Unë si e përfundoi një ekspozitë, inspirona tjetërkund për ekspozitën tjetër”, tha ai.
Tutje Murati tha se mendon që kjo ekspozitë do të arrijë të tërheqë vëmendjen më shumë se ekspozitat që ka realizuar në të kaluarën, edhe ka në planë që të njëjtën ta ekspozojë edhe në vendet Evropiane, teksa synim ka Beogradin.

“Mendojë që kjo ekspozitë do të arrijë të tërheqës më shumë vëmendje se ajo e kaluara, e cila kishte të bënte me politikanë, që ka patur të bëjë me influencë ndaj njëri-tjetrit, kjo mendojë që do të jetë më e suksesshme për mua, dhe mendojë që ta shfaq edhe në vendet tjera, pse jo edhe në Evropë. E kam menduar që ta ekspozojë edhe në Beograd, për arsye që atje diku janë kriminelët që kanë bërë këtë lloj krimi ndaj nesh, por atje do ta ndryshojë edhe më shumë formën që me i bë fajtorë ata”, tha ndër tjera ideatori i ekspozitës.
I pyetur se pse zgjodhi që ekspozita të shfaqej në një vend publik siç është sheshi kryesor i kryeqytetit, Murati tha se qëllimi ishte që mesazhi i saj të arrinte te secili.
“Sheshin e kam zgjedh sepse ne artistët jemi mësuar nëpër galeria më shumë, por zakonisht kam menduar t’i bëjë nëpër hapësira publike që me i pa edhe ata persona që nuk shkojnë nëpër galeria, njerëzit e rëndomtë dhe të thjeshtë që kanë dëshirë me i pa sepse nuk kanë kohë me shku në galeria, për këtë arsye e kam menduar hapësirën publike”, ka theksuar Murati.

Derisa tha se për këtë ekspozitë ka gjetur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Prishtinës, ai tha se pret të njëjtën mbështetje ta gjej që të njëjtën ta dërgojë edhe në Beograd, aty ku sipas tij janë fajtorët kryesorë për këtë.
“Kam gjetur mbështetje nga Ministria e Kulturës dhe prej Komunës së Prishtinës, që i falënderojë. Mendojë që do ta kem pak të vështirë, por duhet me më mbështetë institucionet tona, mendojë që do të gjej mbështetje te ata, edhe pse do shkojë edhe vet atje, nuk e kam problem me i ekspozuar kur janë fajtorë ata për këtë gjenocid që ka ndodhë”, u shpreh Eroll Murati.
Në fund Murati tha se çdo herë synon të merret me tema aktuale që duhet të jenë në fokus në Kosovë.
“Unë merrem me tema aktuale dhe dua t’i bëjë aktuale edhe disa që nuk mundem me qenë, secili artistë e ka stilin e vet dhe konceptin e vet të punës, por unë dalë ndonjëherë jashtë formave të konceptit tim dhe stilit që punojë, vetëm për temat aktuale që duhet me u prek për vendin tonë”, tha për fund Murati.
Ekspozita “Më gjeni” do të qëndrojë në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, deri më 15 nëntor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?