LAJMI I FUNDIT:

Deçani prezanton platformën për promovimin e turizmit të kësaj komune

Deçani prezanton platformën për promovimin e turizmit të kësaj komune

Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Deçanit, Isuf Demhasaj njofton se është lëshuar në përdorim platforma për promovimin e turizmit.

Sipas Demhasajt, kjo web-faqe do të jetë në përdorim për secilin turist që dëshiron të dijë më shumë për këtë komunë.


“Komuna e Deçanit me Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm po kujdesen që promovimi i resurseve turistike dhe informimi i duhur në lidhje me ato që ofron komuna jonë në fushën e turizmit, të jetë në nivelin e duhur. I tillë është lëshimi i website-it online, në bazë të cilit mund të orientohet secili njeri dhe turist që është i interesuar të dijë sa më shumë për turizmin, atraksionet dhe mundësitë që ofron qyteti ynë”, ka njoftuar Demhasaj në Facebook. /Telegrafi/