Debutimi me 15 vjet dhe turpin që kishte Berat Hyseni kur ndante zhveshtoren me yjet e mëdhenj të Flamurtarit

Ish-lojtari, Berat Hyseni ka qenë i ftuari i radhës në podcastin e Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Ai ka rrëfyer shuam gjëra rreth karrierës së tij, duke zbuluar edhe se si debutoi si 15-vjeçar në ekipin përplot yje të Flamurtarit.
“Para se të kthehesha në Falmurtar, unë kam debutuar në Vushtrri me Agim Hasanin”, fillon rrëfimin e tij Hyseni në “Arena e Yjeve”.
“Para se të kishte krizë Flamurtari, Agim Hasani më ka besuar se unë duhet të luajë. Ishte Enver Prapashtica sulmues dhe unë nderohesha me të”.
“Ishte rezultati 2-2 dhe unë u futa në lojë në minutën e 75-të...” tregon më tej ish-lojtari i top klubeve shqiptare.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/



















































