LAJMI I FUNDIT:

Dëbohet nga Kosova shqiptarja e Preshevës

Dëbohet nga Kosova shqiptarja e Preshevës

Një shqiptare, e cila jeton në Kosovë, por është nga Lugina e Preshevës, i është kërkuar ta lëshojë shtetin e Kosovës, në të kundërtën ajo do të largohej me dhunë. Kjo për shkak se Ministria e Brendshme nuk ia ka vazhduar lejen e qëndrimit.

Ndonëse ka rreth 7 vite që jeton, studion dhe punon në Kosovë, një qytetareje nga Presheva i është refuzuar dy herë brenda muajit shkurt kërkesa për leje qëndrim, madje i është dhënë edhe ultimatum për largim vullnetar.

Një familjar shpjegon gjendjen e saj teksa thotë se vendimi do të respektohet.


“Ajo do t’i përmbahet këtij vendimi. Nuk do të pres të largohet dhunshëm. Unë nuk e di si do të ndihet një qytetar. Unë nuk e di si do të ndihet kur një shqiptar përzihet nga Kosova nga shqiptarët. Ky është atdheu ynë, vend tjetër nuk kemi”, deklaroi Naim Ramizi.

Në anën tjetër përmes një përgjigje me shkrim MPB arsyeton vendimin e marrë.

“Shtetasja e huaj ka aplikuar për herën e parë për pajisje me lejen e qëndrimit me qëllim të studimit në Kosovë. E njëjta ka paraqitur dokumentacionin me të cilin ka pretenduar se i plotëson të gjitha kriteret për tu pajisur me dokument valid, mirëpo, zyrtari përgjegjës në Divizionin për të Huaj gjatë trajtimit të dosjes dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërejtur se nuk është plotësuar kriteri kryesor (dokumenti i udhëtimit) mbi bazën e të cilit lëshohet leja e qëndrimit. Në momentin e aplikimit për lejen e qëndrimit, pala është njoftuar që të rregulloj afatin e pasaportës, siç kërkohet, në të kundërtën kërkesa do të refuzohet”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

MBP ka sqaruar se pala ka të drejtë ankese dhe se kjo e pezullon ekzekutimin e vendimit për largim.

Ndërkaq njohës të çështjeve ligjore thonë se Republika e Kosovës duhet të sigurohet se kthimi i një qytetari në shtetin e vet nuk i rrezikon jetën.

“Republika e Kosovës duhet të sigurohet që kthimi i një qytetari në shtetin e vet nuk rrezikon jetën e tij për shkak të bindjeve politike, fetare e të tjera”, deklaroi Gzim Shala nga IKD.

MPB bënë të ditur se përmes Udhëzimit Administrativ për shtetasit e Luginës janë paraparë lehtësira, ndërkaq të drejtë për aplikim për leje qëndrim të përhershëm kanë të gjithë ata shtetas të cilët e dëshmojnë që kanë qëndruar së paku 5 vite në Republikën e Kosovës para vitit 2019./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori