Debati për ribalancin, Stojanoski: Është gënjeshtër se nuk ka mjete për rritjen e pagave dhe se nuk janë pranuar kërkesat e sindikatave

Është e rrejshme teza se nuk ka mjete për rritje të pagave, as nuk është e vërtetë se nuk janë pranuar kërkesat e sindikatave, tha sot deputeti i OBRM-PDUKM-së, Bojan Stojanoski.
Duke iu përgjigjur kolegut të tij nga LSDM-ja, Mitko Trajçuleski gjatë debatit për ribalancin e buxhetit, Stojanoski theksoi se gjithçka që është ndërmarrë si marrëveshje dhe detyrim nga qeveria e kaluar, kjo Qeveri do ta respektojë.
Sipas Stojanoskit, për buxhetin e vitit 2025 të gjitha kërkesat e punëtorëve do të merren parasysh dhe do të kalkulohen në planin e OBRM-PDUKM-së për katër vitet e ardhshme.
“Është gënjeshtër se nuk ka mjete për të rritur pagat. Absolutisht nuk është e vërtetë se nuk janë pranuar kërkesat e sindikatave. Ky është propozim-ribalanc ku deri në fund të vitit duhet të shlyhen të gjitha detyrimet e marra nga qeveria e kaluar, për të cilat nuk ka mjete. Në buxhetin e paraparë fillimisht për pagesën e pagave deri në fund të vitit nuk janë paraparë 4,1 miliardë denarë. Në shumë institucione ato mjete ishin planifikuar vetëm deri në muajin e gjashtë”, ka thënë Stojanoski.
Sipas tij, kjo Qeveri do të jetë një partner jashtëzakonisht cilësor në dialogun social me sindikatat.
“Si që nuk i harruam pensionistët dhe deri në fund të vitit edhe me një deficit të tillë arritëm të gjejmë mjete për rritjen e pensioneve për 2.500 denarë deri në fund të vitit, poashtu do të respektohen edhe premtimet për punëtorët. Me Buxhetin e ri do të llogariten mjete për rritjen e pagave, sepse koncepti i OBRM-PDUKM-së për ekonominë është së pari realizimi i investimeve kapitale dhe së dyti rritja e pagave dhe pensioneve, si dhe stimulimi i konsumit me çka do të rriten të hyrat në Buxhetin”, nënvizoi Stojanoski.
Fjalën e ka marrë edhe Dafina Stojanoska, sipas së cilës, “ky ribalanc do të jetë zhvillimor deri në atë masë sa e kanë bërë të mundur ata që e kanë krijuar”.
“Ky është ribalanc, jo buxhet, kjo është një trashëgimi nga ju. Me këtë trashëgimi të rrënuar që po e përballojmë, do të shlyejmë të gjitha detyrimet ligjore, do investojmë, do rrisim pensionet në mënyrë lineare dhe nuk do abuzojmë në mënyrë populiste me punëtorët dhe pensionistët. Do të llogarisim sa më shumë familje çdo qindarkë përpara se ta shpenzojmë. Nuk ka më tenderë në katër sy, të paprekshëm dhe mbi ligjin, fshehje të tatimit. Për vetëm 30 ditë janë dakorduar tre investime”, theksoi deputetja e OBRM-PDUKM-së.
Deputeti i LSDM-së, Mitko Trajçuleski nga LSDM tha se me ribalancin nuk janë paraparë mjete për rritje të pagës minimale, për pagat e punëtorëve të shëndetësisë dhe arsimit, armatën dhe policinë. Ai tha se me ribalancin suspendohen marrëveshjet kolektive dhe të gjitha kërkesat e sindikatave dhe nuk ka para as për punëtorët dhe familjet e tyre.
Kjo është dita e tre e debatit rreth ribalancit të Buxhetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?