LAJMI I FUNDIT:

Debati i parë për sjelljen e ligjit për interes publik në kulturë (Video)

Debati i parë për sjelljen e ligjit për interes publik në kulturë (Video)

Ministria e Kulturës ka organizuar debatin e parë për sjelljen e Ligjit për Interes Publik në Kulturë që është i pari pas 20 viteve. Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, tha se në përpilimin e propozim-tekstit të ligjit janë marrë parasysh të gjitha sugjerimet dhe vërejtjet e personave kompetent dhe personave që preken nga kjo sferë, ndërsa nëse ka interesim do të organizohen edhe debate të tjera dhe do të merren në konsideratë edhe propozimet shtesë.

“Ligji aktual është i vjetër rreth 20 vjet, ka pas ndryshime të shumta dhe u parashtrua nevoja për ndryshimin e ligjit dhe është edhe si sfidë që paraqitet nga strategjia nacionale që ka të bëjë me periudhën nga viti 2018 deri në 2023. Prandaj e shfrytëzoj rastin që të gjithë të interesuarit t’i shprehin idetë dhe mendimet e tyre që të kemi një bazë normative që do të ndikon në stimulimin dhe ndihmën në zhvillimin e mëtutjeshëm të kulturës në Republikën e Maqedonisë”, tha Ademi

Këshilltari i posaçëm në Ministrinë e Kulturës dhe koordinata i propozim ligjit, Zllatko Teodosievski shpalosi detajet nga përmbajtja e propozim-ligjit, ndërsa potencoi se ky është dokumenti i dytë më i rëndësishëm në sferën e kulturës pas strategjisë nacionale të miratuar muaj më parë.


“Ajo që mendoj se duhet të potencohet është se ky është dokumenti dytë më i rëndësishëm i miratuar në sferën e kulturës, i miratuar brenda një viti. E para ishte strategjia nacionale, tani është ligji për realizimin e interesit publik në kulturë, që praktikisht në të gjitha segmentet më të rëndësishme buron nga konstatimet dhe përcaktimet e strategjisë nacionale. Kjo parasegjithash parasheh ndryshimin e emrit nga interesi nacional në interesi public në kulturë, risi ose reformë në financimin e kulturës, parasegjithash në vetë Ministrinë e Kulturës, mënyrën e organizimit të konkurseve vjetoreve, mënyrën e vendimit dhe të tjera”, u shpreh Teodosievski.

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi tha se qëllimi kryesor i ligjit për realizimin e interesit publik në kulturë është stimulimi, ndihma, avancimi dhe zhvillimi i kulturës në Republikën e Maqedonisë. Ai tha se propozim ligji final do të përpilohet atëherë kur të merren në konsideratë të gjitha sugjerimet e punonjësve dhe ekspertëve të kulturës. /Shenja/

https://www.youtube.com/watch?v=WoJZCLgvUS8

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori