Një takim i kohëve të fundit midis kryeministrit serb dhe atij shqiptar dhe përfaqësuesve të shqiptarëve etnikë në Serbinë jugore ka ofruar shpresë se problemi afatgjatë i teksteve shkollore në gjuhën shqipe mund të zgjidhet, por zyrtarët lokalë thanë për BIRN se nuk ka pasur asnjë ndryshim në gjendjen në shkolla deri më tani.
“Fëmijët janë në të njëjtën situatë si në vitet e mëparshme”, tha për BIRN Gazmend Selmani, zv/kryetari i komunës së Preshevës.
Nxënësit shqiptarë etnikë në komunat jugore të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk kanë pasur një set të plotë tekstesh shkollore në gjuhën shqipe për shumë vite, si rezultat i një mosmarrëveshje në lidhje me nëse tekste të tilla duhet të ekzistojnë, dhe nëse po, çfarë duhet të ketë në to – sidomos librat e historisë, gjeografisë dhe lëndë të tjera që do të preknin çështjet shqiptare, të cilat janë shumë të ndjeshme në Serbi.
Autoritetet serbe druhen se tekstet shkollore mund të promovojnë ide politikisht të papranueshme siç është pavarësia e Kosovës.
Pas takimit në qytetin e Nishit më herët këtë muaj, organi koordinues i qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilat kanë popullsi të madhe etnike shqiptare, citoi kryetarin e Preshevës Shqiprim Arifi të ketë thënë se “për herë të parë ishte arritur një marrëveshje për zgjidhjen e problemit”.
Një memorandum për të autorizuar tekstet shkollore u nënshkrua së fundmi midis ministrisë së arsimit dhe Këshillit Kombëtar të Minoritetit Kombëtar Shqiptar, përfaqësuesit e njohur nga shteti të shqiptarëve të Serbisë, dhe një total prej 134 milion dinarësh, pak më shumë se një milion euro, u caktua për të mbuluar kostot.
Por kryetari i Këshillit Kombëtar, Jonuz Musliu, ka refuzuar të zbatojë marrëveshjen për shkak se ai dëshiron që të gjitha tekstet të sigurohen nga ministria shqiptare e arsimit – edhe ato me tema të diskutueshme si historia dhe gjeografia – gjë e cila është e papranueshme për Serbinë.
Librat për klasat nga e para deri tek e katërta janë furnizuar nga Shqipëria, por për lëndët e diskutueshme mësuesit ende përgatisin shënime nga tekstet shkollore serbe të cilat ata përkthejnë në shqip dhe pastaj ua diktojnë nxënësve gjatë orëve të mësimit.
Selmani tha se pasi partia e tij erdhi në pushtet në komunën e Preshevës, ajo ka filluar përpjekjet për të përdorur një qasje ndryshe për të zgjidhur këtë problem nëpërmjetë bashkëpunimit me institucionet shtetërore shqiptare dhe serbe.
“Që kur ne erdhëm në pushtet në komunë, pranuam problemin e teksteve shkollore si një përparësi që duhej zgjidhur”, tha ai.
“Ne duam të sigurojmë të gjithë librat me ndihmën e ministrisë së arsimit të Shqipërisë dhe në bashkëpunim me institucionet serbe të përfshira në proces”, shtoi ai.
Megjithatë, në vitin aktual shkollor nuk është bërë asnjë progres më shumë, pranoi ai.
Ky problem lindi vitin e kaluar pasi Këshilli Kombëtar i Minoritetit Kombëtar Shqiptar i bëri thirrje vitin e kaluar ministrisë së arsimit të Kosovës për një donacion tekstesh shkollore.
Ministria e Arsimit e Kosovës dërgoi një kamion me një total prej 103,222 tekstesh shkollore, por ato u kthyen mbrapsht për shkak se autoritetet serbe thanë se përmbajtja e tyre ishte e papranueshme.
Kjo bëri që Musliu të organizonte një protestë në qytetet e Bujanocit dhe Preshevës, duke akuzuar Serbinë se po shkelte të drejtat e pakicës shqiptare duke mos i lejuar fëmijët të mësojnë gjuhën e tyre të parë. /BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Mickoski: Nuk ka dilemë, jemi në linjë me politikën e jashtme dhe të mbrojtjes të BE-së

Numri i vdekjeve si pasojë e ndotjes së ajrit në RMV është deri në 10 herë më i lartë në krahasim me vendet e Evropës

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania