LAJMI I FUNDIT:

Debat në Kuvend për sigurimet shëndetësore, Vitia: Nuk do të ketë më eksperimente

Debat në Kuvend për sigurimet shëndetësore, Vitia: Nuk do të ketë më eksperimente

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur në Kuvendin e Kosovës për çështjen e sigurimeve shëndetësore.

Duke iu referuar deklaratës së deputetit të AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ministri tha se LVV edhe para dhjetë viteve zëshëm i ka thënë këto kritika.


“Më vjen mirë që pas 10 viteve edhe pse me vonesë kemi pajtueshmëri. Por një gjë që e thatë gabim është gabim sepse është bërë fondi në bazë të këtij ligji sepse ky ligj shprehimisht nuk e ka paraparë themelimin e fondit. Nuk kam parë asnjë iniciativë të mirëfillt nga qeveritë paraprake për të ndryshuar Ligjin e sigurimeve shëndetësore apo për ta forcuar fondin, madje as nga partia të cilës ju i jeni bashkuar”, tha Vitia.

Ministri shtoi se ka pasur degradim duke filluar nga burimet njerëzore, ku një pjesë janë punësuar komplet militantë dhe në lidhej familjare.

“I nderuar profesor Dreshaj kërkoj nga ju ta pyesni subjektin e juaj për këtë fenomen dhe besoj që do të merrni përgjigje të saktë. Ky fond nuk ka pasur kapacitet asnjëherë për të bërë procesin e sigurimeve shëndetësore. Aty vetëm është grumbullua një borxh prej 30 milionë eurove, rast ky i cili është ende në Prokurori”, tha Vitia.

Vitia shtoi tutje se asnjë hap në drejtimin e duhur nuk e kemi gjetur kur kemi ardhur në qeverisje lidhur me sigurimet shëndetësore.

“Andaj më nuk do të ketë eksperimente, jo më veprime pa analiza, jo më tallje me qytetarët, jo më shpenzime marramendëse të parave publike pas asnjë rezultat, e as përpjekje për të futur duart në pagat e qytetarëve pa krijuar parakushtet. Vonesa edhe mund të ketë, por vetëm kur jemi të sigurt që janë marrë të gjitha masat ne do të veprojmë”, tha Vitia.

Vitia u shpreh se si person përgjegjës nuk do të lejoj në asnjë rrethanë të rrezikohet ky proces.

“Asnjë presion i çfarëdo lloj forme nuk më bën përshtypje dhe nuk më ndalin në punën që po bëjmë”, tha ministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori