LAJMI I FUNDIT:

De Rossi nuk do ta mbështes Romën nga stadiumi në finalen e Ligës së Evropës

De Rossi nuk do ta mbështes Romën nga stadiumi në finalen e Ligës së Evropës

Daniele De Rossi është një nga legjendat më të mëdha të Romës.

Gjiganti italian ka arritur në finalen e Ligës së Evropës, një sukses i jashtëzakonshëm, por që De Rossi nuk mund ta shikoj këtë duel i pranishëm në stadium.

Ish-kapiteni i Giallorosëve ka shpjeguar arsyen pse nuk do të jetë i pranishëm në Budapest për ta përkrahur nga afër skuadrën e tij të zemrës.


Vajza e tij, Gaia ka ceremoninë e diplomimit dhe natyrisht, De Rossi nuk mund të jetë i pranishëm në stadium.

“Mirëmëngjesi të gjithëve… Jo, nuk kam bileta për finalen e Budapestit. Nuk mund t’i siguroj, nuk mund të blej, nuk kam lidhje dhe nuk do të telefonoj lojtarët, sepse supozoj se edhe ata do të marrin një mijë mesazhe në ditë”.

“Roma përmes Vito Scala, me dashamirësi, më ftoi dhe me keqardhje të madhe mu desh të refuzoja. Por kur një pjesë e zemrës tënde diplomohet, nuk mund ta humbasësh dhe nuk ka finale që të pengon”.

“Ah, nëse keni blerë biletën e avionit dhe keni rezervuar edhe hotelin, por nuk e keni biletë për ndeshjen, atëherë jeni budallenj të dyfishtë”, ka shkruar De Rossi në llogarinë e tij në Instagram.

Roma dhe Sevilla do të përballen në Budapest më 31 maj në finalen e Ligës së Evropës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori