De Bruyne me një gjest të pazakonshëm – belgu ‘theu’ traditën e kapitenit ndaj Leicester Cityt

Kevin De Bruyne duket se ka thyer një traditë të gjatë sa i përket shiritit të kapitenit në fitoren që Manchester City mori në udhëtim me rezultat 2-0 ndaj Leicester Cityt të dielën.
City mori fitoren e parë në të gjitha garat që nga muaji tetor dhe të dytën në 10 ndeshjet e fundit në Ligën Premier, falë golave nga Savinho dhe Erling Haaland.
Kjo fitore erdhi në ndeshjen e 500-të për Pep Guardiolën në krye të ‘Qytetarëve’ dhe i dha fund një serie të dobët të rezultateve. Ata tashmë kanë 31 pikë të grumbulluara dhe gjenden në pozitën e pestë në tabelë, andaj ishte e qartë se sa shumë do të thoshte për ta triumfi në këtë sfidë.























































