De Bruyne konfirmon shkallën e lëndimit që pësoi nga dueli me Rudiger - belgu nuk shpëtoi aq lehtë sa dukej

Kevin De Bruyne ka konfirmuar se ai theu hundën dhe pësoi një frakturë orbitale në përplasjen e tij me Antonio Rudiger gjatë finales së Ligës së Kampionëve.
Ylli i Manchester Cityt dhe mbrojtësi i Chelsea u përplasën gjatë pjesës së dytë, duke lënë belgun të shtrirë në fushë.
Ai më pas u zëvendësua ndërsa u largua nga fusha me lot në një moment emocional.
De Bruyne ka konfirmuar diagnozën e tij pasi ishte kthyer nga spitali lokal.
Ai shkroi në Twitter: "Përshëndetje, sapo u ktheva nga spitali”.
"Diagnoza ime është frakturë akute e kockave të hundës dhe thyerje e orbitës së majtë. Ndihem mirë tani. Ende i zhgënjyer për dje padyshim, por ne do të kthehemi".
De Bruyne u tërhoq me rezultatin 1-0 dhe qëndroi në bankinë - me Chelsean që në fund fitoi trofeun.

















































