Ish përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka folur për formën e mirë që po e kalojnë dyshja e mbrojtjes te Hellas Verona, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.   

De Biasi në një intervistë për Radio Kiss Kiss, nënvizoi se dyshja shqiptare e pëlqyer nga klubet e njohura italiane, po tregojnë formë të lartë dhe do të ishin blerje perfektë për klubet e mëdha.


Fillimisht u ndal te Rrahmani, ku tha se Napoli do të fitonte shumë nëse do të nënshkruante me të.

de biasi

"Rrahmani është një lojtar që ka treguar se nuk vuan nga rëndësia e Serie A. Ai ka shumë personalitet”.

“Ai është një lojtar shumë i fortë, me teknikë të mirë, që mund të jetë rasti i Napolit sepse është një i ri i talentuar”.

Kumbulla Rrahmani e1576232510252  

Ndërsa Marash Kumbullën e sheh si lojtar me të ardhme të madhe para tij.

“Kumbulla ka personalitet, është shumë agresiv, i matur dhe është i mirë në lojën ajrore: ai ka një të ardhme të ndritshme përpara tij", ka thënë De Biasi. /Telegrafi/

telegrafi sport app