LAJMI I FUNDIT:

De Biasi reagon në rrjetet sociale pas shkarkimit nga Alavesi (Foto)

De Biasi reagon në rrjetet sociale pas shkarkimit nga Alavesi (Foto)

Trajneri italian, Gianni De Biasi ka reaguar në rrjetet sociale pas shkarkimit nga detyra e trajnerit të skuadra spanjolle, Deportivo Alaves.

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, De Biasi mori drejtimin e skuadrës së Deportivo Alavesit para rreth dy muajve me qëllim për ta ngritur nga pozita e fundit në tabelë.

Megjithatë, edhe rezultatet e trajnerit italian lënë shumë për të dëshiruar, pasi nuk arriti ti jap shumë skuadrës spanjolle.


Zyrtare: Alavesi shkarkon De Biasin (Foto)
Lexo po ashtu Zyrtare: Alavesi shkarkon De Biasin (Foto)

Kështu, Alavesi vendosi sot (e hënë) gjatë ditës ta shkarkoj trajnerin italian, i cili ka reaguar në rrjetet sociale, por vetëm duke i falënderuar skuadrën, futbollistët dhe tifozët.

“Gjëja e parë që dua të them është: Faleminderit Alaves! Faleminderit djemve që punuan për të ndryshuar rrugën, të gjithëve atyre që na ndihmuan të përmirësojmë situatën”.

“Keqardhja më e madhe është se nuk patëm kohë për të krijuar një ekip me frymë të përbashkët dhe me identitet ndryshe”.

Mediat Italiane sulmojnë Tavecchion: Me De Biasin do të ishte ndryshe
Lexo po ashtu Mediat Italiane sulmojnë Tavecchion: Me De Biasin do të ishte ndryshe

“Faleminderit të gjithë tifozëve bardhë e kaltër, të cilët kanë qenë dhe që do të jenë gjithmonë së bashku për ekipin e tyre. Forca dhe kurajo djema. Forca Alaves”, ka shkruar italiani në postimin e tij në Facebook.

Ndryshe, De Biasi e mori drejtimin e Alavesit pas pesë gjirove të para, ku skuadra kishte zero pikë dhe zero gola, ndërsa pas shtatë ndeshjeve sa ishte në bankinë italiani, klubi spanjoll koleksionoi dy fitore dhe pesë humbje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Kalo në kategori