LAJMI I FUNDIT:

Davitkovski: Qeveria dhe opozita duhet të propozojnë nga dy gjyqtarë kushtetues

Davitkovski: Qeveria dhe opozita duhet të propozojnë nga dy gjyqtarë kushtetues
????????????????????????????????????

Borçe Davitkovski, profesor universitar në emisionin “Studio 10” tha se pushteti dhe opozita duhet të pajtohen mes vete dhe secila palë të propozojë nga dy gjyqtarë për kompletimin e Gjykatës Kushtetuese që të fillojë me punë.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi që të ushtrojë autoritetin e tij dhe Kuvendi në një të ardhme të afërt të zgjedhë katër gjyqtarë kushtetues, pasi gjykata aktualisht ka vetëm pesë gjyqtarë kushtetues në vend të nëntë.

Asnjë gjyqtar nuk mund të emërohet në Komisionin Parlamentar të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sepse është bllokuar që kur kryetari i saj është bërë kryetar komune.


“Nëse bëjnë pazare, do të votojnë. Dy do të mbështeten nga qeveria dhe dy të propozuar nga opozita”, tha Davitkovski.

Sipas informacioneve që ka profesori universitar, mandati i një gjyqtari tjetër skadon në shtator, ndërsa Gjykata Kushtetuese do të mbetet vetëm me katër gjyqtarë, pas së cilës nuk do të ketë kuorum për punë.

Çdo anëtar i Komisionit për Zgjedhjet dhe Emërimet të Kuvendit ka të drejtë të propozojë kandidatë për gjyqtar kushtetues dhe për ato propozime votohet. Ata që do të kalojnë këtu, shkojnë në votim në seancë plenare, por për momentin atje puna po zhvillohet nën tension./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori