Ylli spanjoll, David Silva pritet ta zhvillojë sot (e diel) ndeshjen e fundit me fanellën e Manchester Cityt.

Manchester City e pret Norëich Cityn në Etihad në ndeshjen e fundit të sezonit 2019/20 në Ligën Premier.


Ekipi i Pep Guardiolas nuk ka ndonjë objektiv për këtë takim pasi tashmë ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

david silva guardiola

Megjithatë, kjo ndeshja ka rëndësi të veçantë për çdo tifozë të Cityt, por edhe ata të Ligën Premier dhe futbollit anglez.

David Silva pritet të përshëndetet me Cityn pas plot 10 viteve të kaluara në Etihad, ku nuk kanë munguar trofetë e shumtë vendor.

david silva 1

Më poshtë keni statistikat dhe trofetë e Silvas me Cityn:

Sezone: 10 Paraqitje: 308Fitore: 213Gola: 60 Asistime: 93 Trofe të Ligës Premier: 4Trofe të FA Cup: 2 Trofe të League Cup: 5Ekipi i sezoni të Ligën Premier: 2 (2011/12, 2017/18) Asistuesi më i mirë në Ligën Premier: 1 (2011/12) Lojtari i sezonit te Man City: 1 (2016/17) Lojtari i vitit nga lojtarët e Man Cityt: 1 (2011/12) /Telegrafi/

telegrafi sport app