LAJMI I FUNDIT:

David Byrne: Sot jam … më optimist!

David Byrne: Sot jam … më optimist!
David Byrne dhe intervista me vetveten: Muzika është diçka fizike dhe trupi shpesh e kupton atë para koke!
Lexo po ashtu David Byrne dhe intervista me vetveten: Muzika është diçka fizike dhe trupi shpesh e kupton atë para koke!

Intervistë me muzikantin David Byrne (ish-liderin e kult-grupit Talking Heads)
Intervistues: Brodie Lancaster / The Guardian
Përktheu: Telegrafi.com

David Byrne e ka një natë të lirë. Punëtori i palodhur, lideri 69-vjeçar i grupit Talking Heads, kohët e fundit ka qenë shumë i zënë – duke shërbyer si redaktor mysafir muzikor i numrit të marsit të revistës “Harper’s Bazaar”, duke e publikuar një duet me këngëtaren Mitski dhe një libër të ri të titulluar “Historia e botës” që është meditim i ilustruar për gjërat e çuditshme në jetë. Deri në fund të prillit do të jap gjithashtu shfaqjen e tij në Brodvej, “American Utopia” (Utopia amerikane) – përshtatur nga albumi i vitit 2018 dhe nga filmi i vitit 2020 i regjisorit Spike Lee.


Një “natë e lirë” është emërtim i gabuar – thotë nga shtëpia e tij në Nju-Jork, pas një interviste dhe pas performancës në programin “The Tonight Show”. “Është nata ime e lirë tash që e kryem shfaqjen televizive”, sqaron ai duke parë orën e dorës. “Këtu është ora 8:30 e mbrëmjes këtu, kështu që me siguri do të shkoj në një restorant përballë rrugës, do të ha darkë, do të marr një tablet të vogël e ta lexoj një libër”.

Javën e kaluar, muzikantja australian Montaigne njoftoi se Byrne është mysafir e këngës së saj të re, “Always Be You” (Gjithmonë ji vetja). Ishte 19 vjeçe kur për herë të parë e vërejti librin e tij “Si funksionon muzika” dhe filmin e koncertit “Stop Making Sense”. U tërhoq menjëherë nga pikëpamjet e tij. “Ishin kaq frymëzuese dhe me të vërtetë e transformuan mënyrën se si iu qasa performancës në koncerte, të paktën trupit në skenë”, thotë ajo.

Byrne jep këndvështrimin e tij për këngën dhe me mendimet e tij për platformat e transmetimit.

RRUGA PA KRYE
Lexo po ashtu RRUGA PA KRYE

Teksti i vargut tënd te “Gjithmonë ji vetja” merret guximin që kërkohet për të rënë në dashuri dhe nëse je i kënaqur me veten për ta bërë këtë. A ndjen se ende po i bëni këto pyetje apo i keni gjetur përgjigjet?

Sigurisht që nuk mendoj se i kam gjetur përgjigjet. Montaigne dhe unë bëmë një këngë tjetër së bashku të quajtur “Gravity” (Graviteti) dhe në të dyja këngët dukej se po fliste me partnerin e saj, për marrëdhënien e tyre në një mënyrë shumë të hapur e të sinqertë – dhe më pas këtë ia tregoi botës. Thash më vete, uou, është e guximshme. Nuk di nëse mund ta bëja këtë. Por, e di atë ndjenjën kur nuk je i sigurt nëse gjithçka funksionon. Ishte e lehtë ta vendosje veten në atë kokë dhe të identifikoheshe me të. Mendoj se ishte shumë personale për të, por për mua dukej shumë universale.

Më 2013 keni shkruar se do të tërhiqni sa më shumë këngë nga katalogu juaj në Spotify. Jam kureshtar ta di se si kanë ndryshuar që atëherë pikëpamjet tuaja për platformën – apo nëse ato kanë ndryshuar – veçanërisht kur kohët e fundit artistë po i largojnë veprat si formë proteste.

Një pjesë e vogël e mega, mega artistëve, po ia dalin vërtet mirë dhe shumë prej të tjerëve – veçanërisht artistëve në zhvillim – po kalojnë nëpër kohë të vështira. Ishte një periudhë ku mendova, “Oh, kjo do të jetë gjë e vështirë për shumë artistë”, veçanërisht me pjesën falas në “Spotify”.

Kur Taylor Swift kaloi te Apple ajo tha: “Nuk mund ta bëni këtë; nuk mund ta keni një pjesë falas që do të zgjasë përgjithmonë”. Dhe, ajo – dua të them, qoftë e bekuar – arriti t’i detyronte t’i ndryshonin politikat e tyre. Mendoj se ishte gjë e guximshme për të dhe gjë e mirë për shumë nga ne të tjerët.

Një artiste si ajo kishte atu të fuqishme për këtë pazar.

Po. Nuk e kemi të gjithë atë!

Dhe, tashti kanë ndodhur gjithë këto gjëra rreth platformave … le të themi përmbajtje të diskutueshme ose kontroverse, dhe nxjerrje e dezinformatave ose gënjeshtrave direkte ose … jo saktësisht gjuhë e urrejtjes, por gjëra që po i bëjnë shumë artistë të ndihen keq. E, është e vështirë të bësh ndonjë gjë për të ndihmuar në përmirësimin e kësaj gjendjeje, përveç nëse je një Drake ose një Taylor Swift, ose ky lloj artistësh. Është e vështirë për ne të tjerët që të kemi ndikim.

E keni interpretuar “Utopinë amerikane” që nga viti 2019, përmes disa ngjarjeve të mëdha globale. Tani që jeni në fazën e fundit të shfaqjes në Brodvej, a ka ndryshuar qëllimi për shfaqjen?

Nuk e di nëse qëllimi im ka ndryshuar, por gjatë gjithë kohës ndryshon mënyra se si reagon audienca. Kur e kemi dhënë me 2019 dhe në fillim e vitit 2020, njerëzit ishin të shqetësuar për ndarjet në vend: “Kush jemi ne? Ku po shkojmë? Çfarë po ndodh”? Shfaqja ua dha atyre njëfarë shprese, por ishte gjithashtu shumë emocionuese.

Janë disa rreshta ku e citoj një artist dadaist që flet për luftën dhe nacionalizmin, e menjëherë mund të kuptoj se audienca këtë e lidhë me Ukrainën. Ka shpërthim duartrokitjesh. Është vërtet interesante për mua: mund ta matni temperaturën e audiencës. Ata reagojnë ndaj gjërave të ndryshme në varësi të asaj që sjellin, se çfarë kanë në mendjen e tyre kur hyjnë në teatër.

Teksa bota po ndryshon jashtë dyerve të teatrit …

Bota ndryshon nga jashtë! Dhe, e sjellin atë me vete e pastaj marrin atë që ne ua japim.

Kur e pashë versionin e Netflix-it të shfaqjes, u mahnita nga idealizmi juaj, që është tipar që në përgjithësi e kam lidhur me të rinjtë që nuk i kanë përjetuar ende gjërat e vështira. Së shpejti do t’i mbushni 70 vjet – a jeni më idealist apo më optimist sesa kur ishit shumë i ri?

Mendoj se, ndoshta jam. Është diçka e çuditshme të thuhet, duke pasur parasysh gjithçka që po ndodh në botë. E kam një revistë të vogël në internet të quajtur “Arsyet që ju bëjnë të lumtur” ku raportojmë për njerëzit që gjejnë zgjidhje për gjërat e caktuara në botë. Kjo më jep shpresë se gjithçka nuk po shkon drejt greminës.

Me kalimin e viteve, mendoj se temperamenti im është bërë më optimist. Në një farë mënyre, mund t’ia përcjell këtë audiencës pa thënë: “Jini me shpresë”. Mund t’ua shfaq këtë. Nga ajo që bëjmë në skenë, kush jemi dhe se si punojmë së bashku, ata i shohin dëshmitë se gjërat mund të jenë ndryshe.

A keni plane për ditëlindjen tuaj? A ju pëlqen ta festoni?

Oh jo. Jo. Dua ta shmang këtë. Mund të largohem. Mund të udhëtoj pak për t’u larguar nga çdo detyrim për ta bërë një festë me miqtë apo çkado tjetër. Kështu që, më lëni të iki.

“Jam jashtë qyteti”

“Jam jashtë qytetit! Më falni, nuk mund të bëj gjë”. /Telegrafi/