David Beckham heq dorë nga pantallonat ikonike të bardha, shfaqet pa bluzë gjatë pushimeve luksoze me jaht

David Beckham është parë në një version më të “thjeshtë” të stilit të tij të famshëm, duke hequr dorë nga pantallonat e bardha të ngushta që i kujtojnë fushatat e tij ikonike të të brendshmeve Armani.
Gjatë pushimeve me jaht në jug të Francës, ish-ylli i futbollit u pa pa bluzë, me pantallona të shkurtra modeste, ndërsa shijonte ditët e nxehta mes miqve dhe familjes.
Pushimet luksoze po zhvillohen në jahtin 16 milionë funte të familjes Beckham, Seven – emri që i referohet numrit të famshëm të Davidit në fushë. Familja Ramsay iu bashkua udhëtimit, me Gordon dhe bashkëshorten e tij Tana që u shfaqën në humor të mirë, duke u argëtuar me çiftin Beckham, shkruan DailyMail.
Victoria Beckham zgjodhi një pamje elegante me një fustan të bardhë dhe një kapelë kashte me strehë të gjerë, ndërsa Romeo dhe Harper u panë duke shijuar diellin, përpara se të vinte edhe Cruz Beckham me të dashurën e tij Jackie Apostel.
Cruz, 20 vjeç, u bë protagonist i momenteve më të komentuara në jaht, pasi pozoi me pantallona Prada të bardha – një pamje që i kujtoi fansave ditët kur babai i tij ishte imazhi i fushatave të të brendshmeve BOSS dhe Armani.
Madje, ai bëri shaka me babain e tij në Instagram, duke rikrijuar një nga qëndrimet e famshme të Davidit.
Ndërkohë, djali i madh Brooklyn Beckham mungoi në pushime, pasi është rikthyer në SHBA me gruan e tij Nicola Peltz, duke humbur aventurën verore të familjes në brigjet e Rivierës Franceze.
Familja Beckham vazhdon të tërheqë vëmendjen me stilin dhe dinamiken e saj, duke e kthyer çdo dalje në një ngjarje të kometuar nga fansat në rrjetet sociale. /Telegrafi/































































