LAJMI I FUNDIT:

David Beckham i hapur ndaj idesë për të blerë Manchester Unitedin

David Beckham i hapur ndaj idesë për të blerë Manchester Unitedin

Ndoshta të shohësh David Beckham si pronar të Manchester United nuk është aq e vështirë sa mund të mendoni. Familja Glazer ka nxjerrë në shitje klubin nga Old Trafford dhe ish-futbollisti është i hapur për të negociuar një çmim për klubin.

Sipas raportimeve në shtypin anglez, Beckham ka thënë se është i hapur për diskutime me çdo blerës të mundshëm të Manchester Unitedit.

Ndërsa ish-futbollisti nuk mund të përballojë të blejë vetë një nga gjigantët e Ligës Premier, ai mund të drejtojë një grup investitorësh për të blerë klubin.


Sipas The Times, Beckham do të donte të rikthehej në klub në një pozitë drejtuese dhe se marrëdhënia sentimentale e tij me United, e kombinuar me dashurinë që tifozët kanë ende për të, mund t’i bëjë Glazers të hapur ndaj mundësisë.

The Times raporton gjithashtu se disa investitorë i janë afruar Beckham në të kaluarën, por asnjë veprim i mëtejshëm nuk u realizua. Sipas raportit, ish-kapiteni i Anglisë është i prirur të bëjë një ofertë konkrete këtë herë tani që Glazers kanë deklaruar zyrtarisht se klubi është në shitje.

Familja Glazer, e cila është përballur me kundërshtime të konsiderueshme gjatë mandatit të tyre, njoftoi të martën se do të ishin të gatshëm të shesin klubin pas 17 vitesh si pronarë të Unitedit.

Në deklaratën e tyre, pronarët aktualë të skuadrës së Old Trafford thanë se do të shqyrtonin të gjitha opsionet, duke përfshirë “investime të reja në klub, një shitje apo transaksione të tjera”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori