David Beckham feston titullin kalorës me djemtë e tij në pub: Cruz i kushton një këngë të veçantë babait

David Beckham vazhdoi festimet për titullin e kalorësit të premten në një pub në Cotswolds, me muzikë të fortë dhe shishe verë.
Ish-futbollisti 50-vjeçar u mblodh me miq të ngushtë dhe djemtë e tij Romeo dhe Cruz, të cilët interpretuan një këngë të shkruar posaçërisht për të nderuar këtë rast.
Pas nderimit nga Mbreti Charles në Kështjellën Windsor të martën, Beckham festoi fillimisht me një darkë intime në restorantin Chelsea të mikut të tij, Gordon Ramsay, para se të kthehej në rezidencën e tij rurale prej 14 milionë eurosh, shkruan DailyMail.

Vendasit u habitën nga energjia e tij, pasi Beckham iu bashkua vallëzimit dhe këndimit në pub. Cruz, 20 vjeç, këndoi një këngë kushtuar babait të tij, ndërsa atmosfera u mbajt e gjallë gjatë gjithë natës.
Sipas faqes së lokalit, tenda private mund të presë deri në 100 mysafirë, me një menu tre-pjatëshe që fillon nga 76 euro për person.

David Beckham u shpall kalorës i Perandorisë Britanike për kontributin e tij në sport dhe bamirësi, veçanërisht për ndikimin në futboll gjatë një periudhe 20-vjeçare dhe rolin e tij si ambasador në UNICEF.
Ceremonia e ndarjes së titullit u zhvillua në Kështjel lën Windsor, ku djemtë e tij më të vegjël iu bashkuan për t’i ofruar urimet e tyre.
Darka e organizuar nga Gordon Ramsay për Beckham përfshiu fëmijët e tij Romeo, Cruz dhe Harper, si dhe familjen e zgjeruar të Davidit dhe Victorias.
Djali i madh, Brooklyn, dhe gruaja e tij Nicola nuk morën pjesë në festime dhe nuk e kanë pranuar publikisht arritjen e babait në rrjetet sociale, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme familjare. /Telegrafi/


























































