LAJMI I FUNDIT:

Dauti: Shkollat në Tetovë rrezikojnë të mbeten pa ngrohje

Dauti: Shkollat në Tetovë rrezikojnë të mbeten pa ngrohje

Sektori për Arsim i Komunës së Tetovës ka reaguar sot ndaj shkurtimit të buxhetit për shkollat nga ana e Ministrisë së Arsimit. Nga kjo komunë kërkojnë nga Ministri që ta rishqyrtojë vendimin sepse në të kundërtën shkollat do hyn në kolaps. Kështu deklaroi Nazmi Dauti, shef i sektorit për arsim në komunën e Tetovës.

Dauti tha se me këto mjete të shkurtuara shkollat nuk do të kenë mundësi të furnizohen as me lëndë djegëse për ngrohje.

“Në krahasim me buxhetin e vitit paraprak, këtë vit kemi 93.5 për qind të bllok dotacionit të propozuar nga ministria të shkojnë vetëm për rrogat regresin dhe pensionimet që parashihen në shkollat tona, ndërsa vetëm 6.5 për qind mbetet me çka shkollat do duhet të funksionojnë, e këtu përfshihen nxemja, furnizimi me lëndë djegëse, pagesa e faturave të energjisë, mbeturinave, ujit dhe materialeve të tjera të nevojshme për shkollat e Tetovës.


Me këtë buxhet shkollat janë tej mase të dëmtuara dhe është problematike që me këtë buxhet të funksionojnë shkollat. Është e vërtetë pra dëmtohet e ardhmja jonë, shkollat tona dhe ne do presim një reagim zyrtar nga ministria dhe do dërgojmë edhe zyrtarisht shkresë në Ministri, dhe pas marrjes së përgjigjes do shohim për masat e mëtejme”, deklaroi Nazmi Dauti./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori