LAJMI I FUNDIT:

Dauti: OBRM-PDUKM-ZNAM-LSDM-VLEN po varrosin lirinë e shprehjes, partizohet Këshilli për Media

Dauti: OBRM-PDUKM-ZNAM-LSDM-VLEN po varrosin lirinë e shprehjes, partizohet Këshilli për Media

Deputetja nga Fronti Europian, Ilire Dauti akuzon partitë OBRM-PDUKM-ZNAM-LSDM-VLEN se po varrosin lirinë e mediave duke emëruar anëtarë partiak në Këshillin e Agjencisë së Mediave.

“Sot u godit rëndë edhe një shtyllë, më e rëndësishmja e demokracisë, filloi varrosja e lirisë së shprehjes dhe mediave. Me shumicë diktatoriale, OBRM-PDUKM-ZNAM-LSDM dhe me vasalët e Vlenit, në komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime kaluan listën e anëtarëve për Këshillin e Agjencisë së Mediave me kandidat kryekëput partiak, të cilët do të duhet të rregullojnë, mbikqyrin dhe sanksionojnë punën e mediave në vend”, thotë Dauti.


Dauti tha se duke mos dashur të bëhemi pjesë e kësaj, kërkoi nga anëtarët e Frontit Europian ta lëshojnë seancën për të mos qenë pjesë e lojës së turpshme për uzurpimin e lirisë së mediave.

Dauti njofton se pas daljes së Frontit Europian nga salla komisioni ka miratuar kandidatët partiak për t’i përcjellur ato në hapin final para zgjedhjes, në seancë plenare ku poashtu pritet që me shumicën e dakorduar politikisht edhe të zgjidhen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori