LAJMI I FUNDIT:

Daut Haradinaj: 25 kandidatët për deputetë nga PSD janë fuqi për fitoren e AAK-së

Daut Haradinaj: 25 kandidatët për deputetë nga PSD janë fuqi për fitoren e AAK-së

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar koalicionin e fundit me PSD-në.

I ftuar në Debat Plus në RTV Dukagjini, me Fidan Ramën, ai është shprehur se ky bashkim do të sjell fitore, duke bërë të ditur disa detaje nga marrëveshja në mes këtyre dy subjekteve politike.

Nënshkruhet marrëveshja për koalicion parazgjedhor ndërmjet AAK-së dhe PSD-së
Lexo po ashtu Nënshkruhet marrëveshja për koalicion parazgjedhor ndërmjet AAK-së dhe PSD-së

“PSD e AAK-ja, e kanë përmbushur njëra tjetren si dhe 25 kandidatët për deputetë nga PSD janë fuqi për fitoren e Aleancës. Ne nuk jemi bërë bashkë kundër askujt, as një partie politike, por për të mirën e qytetarit”, ka thënë Haradinaj.


Në Debat Plus, i ftuar tjetër është edhe Dardan Molliqaj nga PSD-ja.

Molliqaj ka thënë  se numrat dhe fuqia e ideve janë fitore për koalicionin, dhe kjo i ka shtyrë që të bëhen bashkë.

Kujtojmë se ditë më parë, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe ai i PSD-së, Shpend Ahmeti, kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Ndërsa sot në seancë plenare deputetët e Kuvendit me 89 vota për , 1 kundër dhe 2 abstenime, deputet e Kuvendit të Kosovës vendosën për shpërndarjen e VI të legjislaturës së Kuvendit.

Nga tash vendi edhe zyrtarisht ka shkuar në zgjedhje të parakohshme të cilat duhet të shpallen nga presidenti Hashim Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori