Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është i bindur që partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk janë të gatshme të shkojnë në zgjedhe, pasi nuk i kanë punët mirë në terren.
Ai thotë se i vetmi subjekt politik që është i gatshëm të shkojnë në zgjedhje është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe se janë shumë afër për të qenë subjekti i parë politik.
Haradinaj në një intervistë për KosovaPress, flet edhe për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Gjykatën Speciale, listat e veteranëve dhe për partitë tjera.
Deputeti Haradinaj thotë se rezultatet e punës së Qeverisë aktuale janë të prekshme, ndërsa thotë se detyrë e opozitës është që të kritikojë.
“Jam i bindur që ata nuk janë të gatshëm me shkuar në zgjedhje sepse nuk e kanë punën mirë në terren. Sukseset e këtij ekzekutivi janë të prekshme, sidomos si subjekt politik ne jemi shumë të lumtur, jemi shumë komod, ne kemi shumë komuna të fituara zgjedhjet e fundit, kemi gjysmën e pushtetit lokal, dhe jemi shumë të gatshëm në çdo situatë, bile mendoj që i vetmi subjekt politik që është i gatshëm për zgjedhje është Aleanca”, thotë ai.
Ai thotë se derisa opozita nuk e ka shumicën, koalicioni është stabil.
“Në momentin që opozita qoftë edhe me Listën Serbe apo pa Listën Serbe, në çdo formë që i bën 61 ne jemi këtu, është proces demokratik dhe ne e respektojmë”, tha ai.
Sa i përket dialogut me shtetin serb, deputeti Haradinaj thotë se me Serbinë mund të flasin vetëm për njohje reciproke.
Sipas tij, temat e brendshme të Kosovës janë të Kosovës dhe nuk kanë çka diskutohet me shtetin serb.
“Me Serbinë mund të flasim për njohje reciproke, temat e brendshme të Kosovës janë të Kosovës dhe mendoj që kjo është një e arritur që e kemi arrit në këtë koalicion dhe këtë ekzekutiv. Kur do të ndodhë finalizimi, shpresoj që sa më shpejt”.
Daut Haradinaj, Gjykatën Speciale vazhdon ta sheh si vendim politik, ndërsa thotë se nuk ka marrë ftesë për t’u intervistuar nga kjo gjykatë.
Ai thotë se të gjithë që kanë qenë në luftë kanë kryer detyrën e shenjtë për liri të vendit dhe duhet të ndjehen krenarë.
Ndërsa, thotë se edhe 100 gjykata po të bëhen, nuk mund ta njollosin luftën që e kanë bërë për liri të vendit.
“Kjo gjykatë ka qenë puro politike dhe puro kjo nuk lyp drejtësi, kjo lyp vetëm ndëshkim edhe një farë shpagimi moral për Serbinë, sepse ne e dimë shumë mirë që këtu i ki 12 mijë e 700 shqiptarë të vrarë dhe ata nuk i ka vra reja, e as nuk kanë vdekur në aksidente, po ata prej regjimit serb të Millosheviqit janë vrarë të gjithë. Në anën tjetër i kemi 3 mijë dëshmorë, kemi shumë invalidë, kemi pasur dëme të panumërta dhe kemi pasur gjykime të panumërta të autoriteteve kryesore të luftës së UÇK-së qoftë në Hagë, EULEX, qoftë në UNMIK”.
Ndërkaq, sa i përket iniciativës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për themelimin e një tribunali ndërkombëtar për krime lufte, ai thotë se kurrë nuk është vonë, por që është dashur të bëhet shumë më herët.
Haradinaj ka folur edhe për largimin nga pozitat drejtuese të anëtarëve të PDK-së që është bërë ditëve të fundit nga kryetari i kësaj partie Kadri Veseli.
Ai tha se koha e gjatë e PDK-së në pushtet e ka detyruar Veselin që të bëjë reforma brenda subjektit politik.
Gjithsesi, ai vlerëson se veprimi i Veselit është një mesazh i mirë për të gjithë liderët politikë që me i marrë masat brenda subjekteve që i drejtojnë.
I pyetur se a duhet të largohet nga pozita e ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha, pasi që ka aktakuzë të ngritur, Haradinaj thotë se asnjë arsye nuk e ka për t’u larguar.
Haradinaj ka komentuar edhe përplasjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Ne kemi respekt për kryeministrin, sidomos unë personalisht kam shumë respekt për zotin Rama, mendoj që ai duhet shumë me u fokusuar me qeverisjen e shtetit shqiptar, kështu më shumë i bën nderë në rast se ai do të ishte një mbështetës i politikave qeverisëse në Kosovë sesa një kritikues”, u shpreh ai.
Ai ka komentuar edhe idenë e presidentit Hashim Thaçi për bashkim me Shqipërinë, për të cilën thotë se është ide e shqiptarëve që shumë kohë më parë.
“Ne kemi qenë bashkë por na kanë nda. Gjithmonë (jam për bashkim) ëndërr e kemi. Shpresoj historia e ardhshme do të jetë e bashkuar Kosovë-Shqipëri, por në këto rrethana qysh janë, Kosova është shtet i fuqishëm, serioz, stabil i bën nderë edhe Shqipërisë, por i bën nderë edhe shqiptarëve të cilët nuk jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri. Sepse territori shqiptar është pak më i madh se Kosova dhe Shqipëria, mos të them shumë i madh. Kemi shqiptarë në Maqedoni, Luginë, Mal të zi, dhe hapja e këtyre temave nuk guxon me u ndërlidh vetëm me Kosovë dhe Shqipëri, bashkimi kombëtar është pak më i madh, pak më gjerë se shteti i Kosovës dhe Shqipërisë”.
Ai ka folur edhe për pastrimin e listave të veteranëve, ku thotë se ka nevojë që ato lista të pastrohen. Sipas tij, moralisht të gjithë ata që nuk kanë qenë në luftë do të ishte mirë që të tërhiqen vet. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze