LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: E pandershme që pos Beogradit, të gëzohet edhe dikush në Kosovë për aktakuzat ndaj drejtuesve të UÇK-së

Haradinaj: E pandershme që pos Beogradit, të gëzohet edhe dikush në Kosovë për aktakuzat ndaj drejtuesve të UÇK-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka treguar për vizitën që ka bërë dje te Rexhep Selimi pasi ky i fundit kishte bërë publike se ka një aktakuzë nga Specialja.

“Realiteti është se ne kemi dallime politike por kauzën e kemi pasur të përbashkët. Sot u pa që spektri politik është unik në këtë rast”, deklaroi Haradinaj në një lidhje telefonike për “Debat Plus”.

“Dje unë isha për vizitë te familja e tij ku edhe kam bërë foton. Kam më shumë gjëra të përbashkëta më te se që ato që na ndajnë”, shtoi Haradinaj, përcjell Telegrafi.


Haradinaj thotë se ngritja e aktakuzave është goditje për shtetin e Kosovës.

“Nuk është e lehtë të shohësh presidentin e Kosovës, Veselin apo Krasniqin. Janë pamje që duhet të na ngrisin vetëdijen tonë kombëtare. A po shkojmë ne nga integrimet evropiane apo po kontestohet shtetësia jonë”.

Deputeti i AAK-së thotë se është gabim të shihet si individë Thaçi në këtë rast.

“Ai ishte drejtues i luftës bashkë me të tjerët dhe President i zgjedhur në Kuvend. Nuk guxojmë të jemi në një taborr me Beogradin. Gëzohu Beogradi e gëzohu dikush në Kosovë. Kjo është e pandershme”, tha ndër të tjera Daut Haradinaj në RTV Dukagjini./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori