Një dasmë është duke u zhvilluar sonte (e diel) në Big Brother VIP Kosova 4.

Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj i kanë thënë 'PO' njëri-tjetrit duke kurorëzuar dashurinë e tyre në këtë format.


Dyshja kanë kryer të gjitha procedurat e dasmës dhe atmosfera e zjarrtë veçse ka filluar.

Foto: YouTube

Ndonëse u kërkua vazhdimisht, të njëjtit nuk shkëmbyen puthje në buzë.

Përveç banorëve, të pranishëm janë edhe opinionistet Leonora Jakupi e Olta Gixhari si dhe Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Foto: YouTube

Elijona po shkëlqen në fustan të bardhë nusërie, kurse Klodi po ashtu duket elegant bardh e zi.

Ndërkaq, këngëtarja Yllka Kuqi po përkujdeset për atmosferën në dasmë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com