Ky është momenti kur një i ri ia shpjegon në detaje policisë se si e kishte rrahur me rrip 4-vjeçaren, duke e goditur për mbi 15 herë.

I identifikuar si Bakhram, 20-vjeçari i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore fëmijës, vetëm pse nuk kishte ditur të numëroj nga 1 deri në 5, transmeton Telegrafi.


4 87

I prangosur në vendin e krimit ai i tregonte policisë së si e kishte përdorur rripin, ndërsa imazhet e publikuara më poshtë shfaqin plagët në kokë, shpinë e gjoks e bark të vogëlushes së pambrojtur.

5 75

Megjithatë, pasi këtij veprimi ai ishte arrestuar në qytetin rus Krasnoyarsk duke pranuar para policisë për atë çfarë kishte bërë. Para se ta sulmonte me rrip, ai tha se e kishte goditur disa herë me kabllo të mbushësit të telefonit.

2 123

Por, ajo çfarë është më e tmerrshme se vogëlushja ishte e bija e dashurës së tij Maria Belonogova, 31-vjeçe, e cila ishte dëshmitare e këtij rasti të tmerrshëm, duke mos ndërhyrë për ta parandaluar "masakrën".

3 95

Ajo e ndante apartamentin me të dashurin i cili është 11 vite më i ri. Maria ka pranuar në polici se ishte "e frikësuar" që të ndërhyjë, duke besuar se do ta rrihte edhe atë.

Bakhram i cili është me prejardhje nga Azerbajxhani, i ka thënë policisë se duke rrahur vogëlushen Lera ishte munduar "ta edukojë". /Telegrafi/