Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, për një kohë të gjatë është në lidhje dashurie.

Ajo vet kishte zbuluar lidhjen e saj me Huseyin Usta, ndërsa ky i fundit shpesh i dedikon mesazhe dashurie.


Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka publikuar një imazh të artistes me një mbishkrim.

0 86 e1620760956244

“Ti je dielli im, ylli në qiell. Ti je personi që më së shumti e dua. Nuk dua askënd tjetër. Dua vetëm sytë dhe buzëqeshjen tënde e dashur”, ka shkruar ai.

Dyshja shpesh shihen edhe në udhëtime së bashku, duke mbajtur të azhurnuar kështu fansat përmes postimeve.

Në anën tjetër, Genta është parë duke u përgatitur për projektin e ri muzikor. /Telegrafi/