LAJMI I FUNDIT:

Dashtevski: Maqedonia është vendi në të cilin më shpejt dalin rezultatet e zgjedhjeve

Dashtevski: Maqedonia është vendi në të cilin më shpejt dalin rezultatet e zgjedhjeve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve beson se ka kapacitet për të reaguar shpejt ndaj parregullsive zgjedhore.

Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, sot tha se kudo që do të konstatohet shkelje të së drejtës së votës, zgjedhjet do të anulohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“320 persona në sektorin e IT -së do të kujdesen për mbështetje teknike, një kompani e huaj është punësuar për të ndërhyrë në sulmet e hakerëve, siç ndodhi vitin e kaluar”, thotë Dashtevski.


Ai shtoi se në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka numër rekord të kandidatëve, gjithsej 165.

Dashtevski tha se KSHZ ka nisur me temp të fuqishëm përgatitjet për zgjedhjet, por shtoi se më e vështira akoma nuk ka kaluar./Telegrafi/