LAJMI I FUNDIT:

Dashnorët e partive

Dashnorët e partive
Ilustrim

Denis Dyrnjaja

Ka diçka esenciale që gati-gati po bërtet si realitet. Qëkur pushteti është njësuar si koncept me përfitime dhe pasurim, është përmbysur numri i atyre që duan partitë në mënyrë idealiste dhe është shtuar numri i atyre që iu duhet partia.


Këta të fundit dominojnë sot forcat politike, ndaj s’ka programe, por ka llogje e premtime kuturu; s’ka debat real programor, por ka sherr e shantazh reciprok, ndaj s’ka alternativa; s’ka më të majtë e të djathtë, por ka lakenj politikë me flamurë e sigla partiake të rrëmbyera me procese pseudodemokratike zgjedhjesh në parti, ku nuk zhvillohet asnjëherë garë, për sa kohë kryetarët trashëgohen ose paracaktohen dhe nuk zgjidhen.

Demokracia partiake ka vdekur ose është hipokrite e pavërtetë dhe e shëmtuar me njerëz që lëpijnë ato që pështyjnë vetëm për hir të faktit se iu duhet partia. S’ka më dinjitet politik e publik. Predikohet sikur partitë janë grupime vullnetare ku demokracia është në nivelet e saj më të larta. Madje predikohet me të madhe parimi një anëtar një votë për zgjedhje.

Ndërkohë që faktet na kanë treguar se në rastin më të mirë edhe nëse aplikohet realisht ky parim, anëtarësia është kompleksuar të votojë kandidatin alternativ i cili si zakonisht ose është fiktiv, ose kur është real përballet me “inkuizicion politik”, përjashtohet nga partia dhe “gjuhet me gurë” nga shërbëtorët në detyrë ose vetëshërbyesit që gjenden me shumicë nëpër parti e qark tyre.

Pra, pas 30 vitesh është shuar edhe ajo pak demokraci që ekzistonte nëpër parti dhe tani ekziston vetëm armata e lakmitarëve që iu duhet partia, e jo që e duan partinë. Përfitimi i paligjshëm zhbëri dallimet, doktrinat apo specifikat politike edhe pse në terma realë ato asnjëherë nuk arritën të ishin pikë reference dhe boshte ku mbështeteshin programet reale politike dhe jo premtimet boshe dhe shpesh të improvizuara keq dhe me pasoja për shtetin, demokracinë dhe ekonominë.

Tani të gjithë rendin pas matematikës që të çon në pushtet për të bërë lekë, më falni për të bërë edhe më shumë lekë se lekë kanë bërë të gjithë ata që iu duhet partia. Ata që duan partinë janë gjithnjë pas gardhit në pritje të idealit.

Në trend

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori