Dukagjini ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Ferizaj 0-1.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por që gola nuk solli në 45 minutat e para.


Pjesa e parë u mbyll baras 0-0 me dy skuadrat që kishin disa gjysmëraste shënimi, por pa u tundur rrjetat.

Ferizaj e nisi mirë pjesën e dytë duke shënuar gol me Betim Haxhimusën, por që u anulua nga VAR.

E në minutën e 97-të ishin klinasit që shënuan gol, ku Iljasa Zufiji asistoi bukur te Dardan Morina i cili nga afërsia shënoi për 0-1.

Për klinasit janë tre pikë të arta, që tani ngjiten në pozitën e katërt me 20 pikë, derisa Ferizaj mbetet në pozitën e nëntë me 14 pikë.

Ndeshjen e radhës Ferizaj e zhvillon në udhëtim te Gjilani, derisa Dukagjini para adhuruesve të vet pret Drenicën. /Telegrafi/

telegrafi sport app